Nis plotësimi i formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026: Thirrje maturantëve për zgjedhje të kujdesshme

- Advertisement5 -

Ka nisur sot procesi i plotësimit të formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026, i cili realizohet online përmes portalit E-Albania, sipas udhëzimeve të publikuara nga institucionet përkatëse.

- paragrafi 1 -

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje maturantëve që ky vendim të mos merret në mënyrë të nxituar, por pas një procesi të kujdesshëm këshillimi.

- Advertisement -

“Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit dhe me prindërit tuaj, sepse zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve,” ka shkruar ministrja në Facebook.

Formulari A1 shërben për përcaktimin e lëndëve me zgjedhje, një hap i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme të maturantëve.

Maturantët këshillohen gjithashtu të bashkëpunojnë me koordinatorët e karrierës, për të zgjedhur me besim në aftësitë dhe interesat e tyre, lëndët që i përfaqësojnë më mirë.

- Advertisement -

Ndërkohë, për kandidatët e Maturës Shtetërore nga vitet e mëparshme, të cilët plotësojnë formularin A1Z, aplikimet do të jenë të hapura më 11 dhe 12 shkurt.

Plotësimi i formularëve kryhet përmes portalit:

E-Albania