E diel, 23 Shkurt, 2025

Nis peticioni “Për shpëtimin e arsimit”

- Advertisement1-

Dhjetëmijë nënshkrime kërkojnë t’i mbledhin organizatat e shoqërisë civile me moton “Për shpëtimin e arsimit”.

Përmes këtij peticioni ata po kërkojnë reformim urgjent të sistemit arsimor, duke mbyllur shkollat me numër të vogël të nxënësve, pensionimin e parakohshëm dhe vlerësimin vjetor të mësimdhënësve.

PETICION PËR SHPËTIMIN E ARSIMIT NË KOSOVË – Kush po e rrezikon arsimin shqip?
Rrjeti i Organizatave i Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (RrOShCAP) po i fton qytetarët të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të nënshkrimit të peticionit për shpëtimin e arsimit, më 7 mars, nga ora 10:00, para Kuvendit të Kosovës.
Sipas Rrjetit të Shoqërive, teksti i peticionit është si vijon:
Ne, qytetarët e poshtëshënuar, u kërkojmë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të marrin veprimet e nevojshme legjislative për reformimin e arsimit duke adresuar kërkesat e mëposhtme:
1. Riorganizimi i shkollave me më pak se 60 nxënës;
2. Pensionimi i vullnetshëm i parakohshëm për mësimdhënësit mes moshës 55 deri në atë 64-vjeçare;
3. Vlerësimi vjetor i shkathtësive dhe njohurive të mësimdhënies për të gjithë mësimdhënësit.
Pyetje:
1. Si e vlerësoni këtë peticion?
2. A do të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes së tij?
3. A do ta nënshkruani ju?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...