Ka nisur një ‘luftë’ e re mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.
Kjo për orët e humbura si pasojë e mbajtjes së grevës në shtator, pasi ministrja Arbërie Nagavci kërkon që të shtunën të nis zëvendësimi i orëve, por Rrahman Jasharaj po e kundërshton.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se qeveria duhet ta ndalë shkeljen e ligjeve dhe të ulet të bisedojë me ta.
Se e shtuna nuk duhet të jetë ditë mësimi e thonë edhe nga Këshilli i Prindërve.
Jeton Demi nga ky Këshill këtë metodë kompensimi të orëve e quan shkelje të të drejtave të fëmijëve.
Ankesat e SBASHK-ut për mbajtje të mësimit të shtunën, nga Ministria e Arsimit nuk po i marrin parasysh.
Ata gjatë ditës dolën me njoftim se mësimi do të mbahet të shtunën dhe se inspektorati do të jetë në terren.
Gjatë muajit shtator janë humbur 22 ditë mësimi.