E diel, 23 Shkurt, 2025

Nis ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Fehmi Agani” në Turjakë të Malishevës

- Advertisement1-

Kan nis fillimi i ndërtimit të objektit të ri të shkollës në fshatin Turjakë të Malishevës.

Lajmin e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, i cili ka thënë se është tejet i lumtur që po ndërtohet objekti i ri i shkollës në vendlindjen e tij, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi i tij:

Shkolla “Fehmi Agani” në vendlindje po bëhet me objekt të ri 🏫

Jam tejet i lumtur, që sot, pikërisht në vigjilje të shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kemi vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të shkollës dhe sallës së edukatës fizike, në vendlindjen time, në Turjakë.

Ndërtimi i kësaj shkolle, është një nga investimet më të mëdha në gjithë historinë zhvillimore të fshatit Turjakë dhe bashkëvendësit e mi, falë kontributit të tyre ndër vite, janë më meritorët që vendlindja jonë po urbanizohet edhe me këtë objekt të ri shkollor.

Është përgjegjësi e secilit kryetar, që të angazhohet në krijimin e kushteve sa më të mira dhe cilësore për nxënësit e mësimdhënësit, kudo në territorin e komunës sonë, por ndjehem edhe më i përkushtuar për shkollën” Fehmi Agani”ku edhe kam kryer mësimet e para.

Nxënës, prindër dhe ju mësimdhënës, në Turjakë, ju uroj për këtë objekt të ri shkollor, që plotëson të gjitha standardet për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...