Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i çerdhes në fshatin Bellanicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i saj:
Çerdhja në Bellanicë, premtim i yni elektoral që sot ka nisur të jetësohet!
Komuna e Malishevës është në mesin e komunave kampione sa i përket investimeve infrastrukturore në arsim, në ndërtimin e shkollave të reja, me theks të veçantë të ndërtimit të çerdheve publike.
Si shumë premtime elektorale të cilat i kemi jetësuar gjatë kësaj periudhe të qeverisjes sonë, është edhe premtimi ynë për ndërtimin e Çerdhes së re në fshatin Bellanicë, që sot ka filluar së ndertuari.
Bellanica i meriton plotësisht këto investime, dhe ne si qeverisje komunale për asnjë moment nuk do të ndalemi derisa të përmbushim plotësisht të gjitha zotimet tona, për të cilat, qytetarët tanë në masë të madhe na kanë dhënë besimin përmes votës së lirë.
Urime Bellanicë!
Përkrahjen tonë do ta keni përherë!