E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nis ndarja e 170 eurove në muaj për gratë lehona

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për medie, kanë folur në lidhje pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.


Gratë lehona do të marrin nga Qeveria 170 euro.Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se mbështetja për gratë lehona është e ndarë në dy kategori, ato që janë të papuna që do marrin 170 euro për 6 muaj dhe të punësuarat që do marrin 170 euro për 3 muaj.

- Advertisement -

“Këto masa mundësojnë ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri masa 3.5 ka të bëjë për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Mbështetja e lehonave është në dy kategori ato të papuna dhe ato të punësuara. Ato të papuna që të mbështeten financiarisht do të marrin 170 euro për gjashtë muaj, ndërsa ato të punësuara do të marrin 170 euro për tre muaj”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këtë premtim po e realizojnë ende pa i bërë gjashtë muaj në qeverisje.

Kurti tha se ata janë zotuar për mirëqenie të qytetarëve dhe me këtë edhe do vlerësohen.

“Sot po realizojmë një zotimin pa u bërë ende 6 muaj në qeverisje. Përpos premtim zgjedhor kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i kësaj qeverie. Ne jemi zotuar para qytetarëve se do ta rrisim mirëqenien e tyre dhe do ta ulim varfërinë. Këto janë ndër kriteret më të rëndësishme me të cilat do të vlerësohemi”, tha Kurti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...