E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nis mësimi në klasat e gjuhës shqipe në Korinth të Greqisë

- Advertisement1-

Ditën e djeshme në ambientet e shkollës fillore në qendër të Korinthit u zhvillua ceremonia e hapjes së klasave të mësimit të gjuhës Shqipe.

Në fjalën e hapjes mësuese Alma Xhoxhaj shprehu mirënjohjen dhe falenderimet që me gjithë gjendjen e vështirë të vitit të kaluar mbaruan me sukses mësimet. “Dhe me shumë shpresë sivjet presim të kemi më shumë nxënës që të mësojnë gjuhën tonë të bukur” tha ndër të tjera ajo.

- Advertisement -

Sivjet programi mësimor ka një larshmishmëri të veçantë me konkurse dhe ekskursione të cilat vitet e covidit nuk ishte e mundur të realizoheshin.

Stafit të Mësueseve iu bashkua edhe Mësuese Albana Shandro e cila zëvendësoi Mësuesen Eleonora Lika të cilën e komuniteti e vlerëson dhe falenderon për punën e saj në dobi të kulturës dhe gjuhës tonë, njofton diaspora shqiptare.

I pranishëm në këtë festë qe Kryetari i Lidhjes së Mësuesëve në Greqi z.Pjerin Lleshi, Kryetari i Nderit i Shoqatës tonë z.Irfan Abazaj, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Korinthit z. Jovan Prifti N/Kryetari z.Dritan Zani , Sekretari z.Mark Lleshi si dhe prindër dhe nxënës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...