Nis dhënia e shujtave të ushqimit falas për nxënësit në Podujevë

- Advertisement -

Ka nisur që nga sot dhënia e shujtave falas për nxënësit e klasave 1-5 në Komunën e Podujevës.

- paragrafi 1 -

Kështu ka thënë në një postim në Facebook, këshilltari komunal i VV-së, Artrit Mulliqi, i cili ka thënë se pikërisht ky ka qenë zotim i tyre gjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

“Premtimet e bëra në fushatë kanë filluar të jetësohen. Nga sot në shkollat e komunës sonë do të jepen shujta të ushqimit falas për fëmijët”, ka shkruar ai.

Gjatë fushatës zgjedhore, Bulliqi pati thënë se shujta për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën është bërë me planifikimet buxhetore të vitit 2022.