E diel, 23 Shkurt, 2025

Nis blerja e teksteve shkollore, prindërit të kënaqur se s’ka mungesa

- Advertisement1-

Shtëpia Botuese “Dukagjini” po shpërndan tekstet shkollore në gjithë Kosovën. Pronarja e librarisë “ABC” në Gjilan, Afërdita Mehmeti, ka thënë se furnizimi me libra është kryer në kohë dhe se ka fluks mjaft të madh të prindërve që kërkojnë blerjen e teksteve shkollore. Këta të fundit shprehen të kënaqur se nuk pati mungesë të librave.

Kthimi në bankat shkollore është afruar e kjo nënkupton edhe pajisjen me tekste shkollore të nxënësve.

- Advertisement -

Në librarinë “ABC” në Gjilan, shitjen e tyre e kanë nisur që nga e hëna me pranimin e teksteve nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

E pronarja, Afërdita Mehmeti thotë se interesimi ka qenë i lartë.

“Me tekstet shkollore jemi furnizu me 20 gusht. Ka qenë hapësirë e mirë me prindërit, 90 përqind e librave kanë ardh…, përndryshe të Dukagjinit i kemi të gjitha. Veç e treta ditë është që ka fluks të madh, ka numër të madh të prindërve që po kërkojnë të furnizohen me libra”, ka thënë pronarja e librarisë “ABC”, Afërdita Mehmeti.

Mehmeti thotë se më së shumti kërkesa ka nga prindërit, fëmijët e të cilëve janë në klasën e gjashtë dhe nëntë.

E me nisjen e procesit, prindërit shprehen të kënaqur se pajisjen me tekste për fëmijët e tyre po e kanë të lehtë.

“I mora librat, të gjitha i gjeta. Boll jam frigua që kam me prit në rend por jo, mirë kreva punë, të gjitha librat u gjenden”, ka thënë Çlirim Bunjaku, prind.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nuk është e vështirë se në librarinë “ABC” po gjinden të gjithë librat, s’ka probleme për ata që po i kërkojnë. Këtu në librari u gjendën të gjitha librat që më nevojiteshin”, ka thënë prindi tjetër, Azem Mujku.

Për nxënësit e Gjilanit, libraria “ABC” do të jetë e hapur nga ora 9:00 deri në 22:00, për t’u pajisur me tekste shkollore. /Telegrafi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....