Një tjetër sukses në fushën akademike vjen nga Kosova. Niman Dreshaj, nga fshati Vrellë i Istogut, ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës, duke fituar titullin Doktor i Shkencës, shkruan AlbanianEducation.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dreshaj përmes një njoftimi publik, ku e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme pas një rrugëtimi të gjatë të shoqëruar me sfida, përkushtim dhe punë të vazhdueshme.
“Ka qenë një periudhë me sfida, mësime, përkushtim dhe shumë punë, por edhe një përvojë që më ka zhvilluar si profesionist dhe si njeri”, ka shkruar ai.
Me këtë rast, Dreshaj ka shprehur mirënjohje për familjen, mentorët, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij akademik, duke e përmbyllur mesazhin me falënderimin: “Faleminderit, Zot!”.
