Ngritet aktakuzë ndaj zv/drejtorit të gjimnazit në Malishevë që sulmoi seksualisht nxënësen

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër zëvendësdrejtorit të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë, Atom Krasniqit, për sulm seksual ndaj një nxënëse.

- paragrafi 1 -

Sipas Prokurorisë, Atom Krasniqi më 16 dhjetor të vitit 2021, në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K.

- Advertisement -

Zëvendësdrejtori po akuzohet se e kishte mbyllur të miturën në banjon e shkollës, ku kishte filluar ta sulmonte seksualisht.

“E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente që ai të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

- Advertisement -

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.