E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Ngrihet shqetësimi: Persona të panjohur po i joshin nxënësit me çokollata e lojëra

- Advertisement1-

Janë ngritur shqetësime për cenim të sigurisë së fëmijëve nga persona që me një automjet dyshohet se janë parë duke lëvizur përreth oborreve të institucioneve arsimore në Prishtinë.

Droja për këtë është shprehur pas publikimit të një bisede të brendshme të menaxhmentit të shkollës “Emin Duraku”. Aty dëgjohet drejtori Visar Osmani duke bërë thirrje për vigjilencë.

- Advertisement -

“Kolegë/e, lutemi që t’i njoftoni nxënësit në klasat e juaja se nëse shohin një veturë të zezë BMW me targa 04 (veturë me reklamë) i joshin fëmijët me çokollata, nëse fëmijët vërejnë në rrugë në afërsi të shkollës të ju njoftojnë juve!”, thuhet në mesazhin e drejtorit Osmani.

Por, në shkollë thanë se nuk ka ndonjë provë konkrete se personat në veturë kanë kontaktuar ndonjë nga nxënësit.

“Informacioni është marrë në mënyrë jozyrtare nga disa prindër, por deri tani nuk kemi ndonjë provë konkrete që vetura e përmendur të ketë ndaluar apo kontaktuar ndonjë nxënës të shkollës sonë. Njoftimi është keqkuptuar. Synimi ynë ishte të jepnim këshilla preventive për kujdes, duke nënvizuar rëndësinë që fëmijët të jenë të kujdesshëm jashtë ambienteve të shkollës. Nuk kemi pasur për qëllim të krijojmë shqetësime apo panik, por vetëm të informojmë për kujdesin që duhet treguar”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së SHFMU “Emin Duraku” në Prishtinë.

Një pretendim i tillë është ngritur edhe në shkollën “Hasan Prishtina”. Disa prindër u ankuan në grupet e tyre në rrjete sociale se një automjet me persona të veshur me maskota kanë tentuar t’i joshnin nxënësit me premtime se do t’i dërgojnë në një kënd të lojërave.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Nexhmi Hoxha, tha se shqetësime ka pasur edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit.

“Policia e Kosovës dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë kanë shtuar masat, kanë marrë masa, e kanë rritur numrin e policëve e të policëve civilë. Disa ditë rend është vëzhguar terreni dhe nuk kanë gjetur një fenomen të tillë, kemi ardhur në përfundim në atë kohë se ka qenë një dezinformatë që të ngrijë shqetësime, normalisht ne si prindër çdoherë shqetësohemi për fëmijët tanë, edhe nëse është dezinformatë”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -rrrrrrr

Policia nuk u ka kthyer përgjigje pyetjeve përkitazi me shqetësimet e ngritura nga prindërit.
Siguria në institucionet arsimore shpeshherë është vlerësuar e dobët. Sipas një raporti të OSBE-së, rreth 23.5 për qind të nxënësve në Prishtinë kanë deklaruar se nuk ndihen aq të sigurt në shkolla. /KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Refik Ramadani merr titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e shkencave kompjuterike

Refik Ramadani, student i doktoratës në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës në Universitetin “St....

SBASHK-u i thotë Muratit: A ke edhe ndonjë sulm kundër punëtorëve të arsimit?

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), përmes...

Vdes mësuesja Fejzije Krasniqi nga Prishtina

Ka vdekur mësuesja Fejzije Krasniqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Gjergj Fishta" në Prishtinë,...

“Së bashku kundër bullizmit”, projekti i nxënësve të shkollës “Protagonisti”

Projekti “Së bashku kundër bullizmit” në shkollën “Protagonisti” përfshiu të gjitha klasat e ciklit...