Ngjarje e rëndë: Nxënësi i bullizuar vrau shokët e klasës, dy të tjerë në gjendje të rëndë

- Advertisement -

Është identifikuar autori i masakrës së ndodhur një ditë më parë në një shkollë në Miçigan.

- paragrafi 1 -

Ai është Ethan Crabley 15-vjeç i cili do të përballet me akuza për terrorizëm dhe vrasje.

- Advertisement -

Nga sulmi i një dite më parë vdiqën tre nxënës ndërsa një i katërt ndërroi jetë sot për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë mbetën të plagosur 8 persona, 7 prej të cilëve ishin nxënës.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. I plagosur mbeti edhe një mësues i cili mori plagë në shpatull. Hetuesi Michael Maccabi deklaroi se 15-vjeçari kishte qëlluar 15 deri në 20 herë ndërsa sulmi zgjati të paktën 5 minuta.

- Advertisement -

Autori kishte pësuar në rrjetet sociale fotot e armës pak para sulmit duke shkruar “Do shkatërroj botë, do i them lamtumirë nesër Oksfordit”. Nuk dihen ende saktësisht arsyet e sulmit, por disa dëshmi paraprake kanë ngritur dyshimet se 15-vjeçari kishte qenë vazhdimisht viktimë e bullizmit.