E hënë, 20 Janar, 2025

Ngjarje e rëndë: Nxënësi 14-vjeçar mban peng klasën dhe mësuesen në Sarandë

- Advertisement1-

Një fëmijë 14-vjeçar nxënës i shkollës “Adem Sheme” në Sarandë është kthyer në tmerrin e dhjetëra nxënësve të tjerë.

Ditë më parë ka mbajtur nën kërcënimin e një arme pistoletë që ende nuk është konfirmuar nëse ishte lodër apo një armë reale 14 nxënës si dhe mësuesen që po bënte mësim në turnin e pasdites për rreth 45 minuta. Prindërit kane denoncuar rastin dhe prej dy ditësh nuk çojnë fëmijët në shkollë.

- Advertisement -

I pyetur mbi rastin drejtori i Shtëpisë së Fëmijës Arjan Hasipi, tha jashtë kamerës se i mituri është pyetur nga policia në praninë e psikologut.

Për rastin në fjalë pritet vendimi i shërbimeve sociale për një transferim të mundshëm në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

14-vjeçari është jetim dhe mbahet në shtëpinë e fëmijës dhe i duhet ndihmë e specializuar për të kuptuar dhe zgjidhur origjinën e sjelljes së dhunshme.

Top Channel

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...