Ngjarje e rëndë në Dibër: I mituri po luante në shtëpi, rrëzohet dhe humb jetën

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër. Policia njofton se një i mitur, i cili ishte duke luajtur në ambientet e shtëpisë së tij, është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

- paragrafi 1 -

Bëhet e ditur se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

- Advertisement -

“Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.