Një nxënës i një shkolle në Fushë Kosovë po dyshohet se është dhunuar nga një person të cilin e kishte njohur në rrjetin social “TikTok”.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë thënë se prokurori i shtetit po mbledh informacione dhe prova për hetimin e rastit.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se prokurori i shtetit ka pranuar një informacion të tillë në lidhje me këtë çështje. Aktualisht, çështja në fjalë është në fazën preliminare të grumbullimit të informacioneve dhe provave të tjera, të cilat do të shërbejnë per vijimin e procedures se metejshme hetimore”.
“Kjo çështje penale i takon Procedurës për të mitur, andaj kufizimi i informacioneve jane konfidenciale”, tha zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltërina Shala për Reporteri.net.