Ngjarje e rëndë: Bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë, vdes 6-vjeçari

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

- paragrafi 1 -

Një 6 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital. Policia njofton se i mituri është rrëzuar nga kati i 6.

- Advertisement -

“Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.