E diel, 23 Shkurt, 2025

Ngjarje e rëndë: 3 nxënëse të një klase tentojnë vetëvrasjen

- Advertisement1-

Tentativa për vetëvrasje e 3 vajzave në Kamëz, ka tronditur zonën dhe gjithë kryeqytetin.

Ndërkohë që rastet janë bërë objekt hetimi nga organet e drejtësisë, mësohet se secila prej tyre ka tentuar të presë damarët.

- Advertisement -

Njëra nga të miturat e ka publikuar tentativën e saj edhe në llogarinë e “Snapchat-it”. Në trupin e nxënëses së parë janë gjetur shenja në parakrah dhe bark. Fill pas saj, veprimet ekstreme janë përsëritur edhe nga 2 shoqet e tjera.

Sipas të dhënave të para nga autoritetet dhe dëshmitë e shumta, ka dyshime se vajza ka qenë e rënduar psikologjikisht pas divorcit të prindërve, burgosjes së të atit dhe vdekjes së gjyshit. Vetë ajo ka thënë se arsyeja që e çoi drejt tentativës për vetëvrasje ka qenë shmangia e provimit të gjuhës.

2 rastet e tjera janë zbuluar disa ditë më pas. Njëra, shfaqte shenja në parakrah e ndërsa tek tjetra dalloheshin qartë shenja të prerash në të dy krahët. Në këto kushte, policia shpjegon se ka marrë në pyetje të miturat, të cilat tregojnë se i kryen veprimet pasi panë shoqen e tyre që nuk u jepte shpjegim, por vetëm qeshte.

E kontaktuar për një reagim zyrtar nga Top Channel, Ministria e Arsimit nuk e sqaroi situatën duke thënë se është çështje hetimore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....