Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në Deçan, ku një mësues dyshohet se puthte me dhunë një nxënëse.
Tashmë mësuesi është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Me urdher te prokurorit te shtetit personi i dyshuar eshte ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer vepren penale “Sulm Seksual”. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj te pandehurit do parashtroj kerkese per caktimin e mases se paraburgimit. Prokurori i shteti ka marre veprime hetimore per ndricimin e plote te kesaj çështje penale, i cili ka shkuar ne stacionin policor dhe ka urdheruar sekusëstrimin e telefonit te pandehurit.” – tha Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.