E shtunë, 1 Mars, 2025

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

- Advertisement1-

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka dhënë një intervistë ku tregon se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë.

Sipas tij në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

- Advertisement -

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin”, rrëfen ai për Euronews Albania.

“Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta”.

“Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”.

Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur.

Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të...

Burim Jakupi zgjedhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Burim Jakupi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, shkruan...

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...