E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ngacmonte nxënëset, mësuesi i dënuar për pedofili kthehet të japë mësim në shkollë

- Advertisement1-

Një skandal është zbuluar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e Fizikës dhe Informatikës 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedofifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.


Prindërit e fëmijëve ata kanë shprehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla. Sipas burimeve të ABC drejtoria e shkollës ka dalë me shpjegimin se ai është emëruar nga DAR. Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit. Një prej vajzave thotë se mësuesi i shikon në një formë që asaj i ngjall frikë.

- Advertisement -

Nxënësit deklarojnë se, ai u jep lëndët mësimore të fizikës dhe informatikës dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh. “Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori.

Në vitin 2003, kanë qenë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.

Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qenë më afër shtëpisë. Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish. Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-javë është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...