E mërkurë, 15 Janar, 2025

Ngacmoi nxënësen e mitur, pezullohet nga puna mësuesi i Edukatës Fizike

- Advertisement1-

Mësuesi i Edukatës Fizike në Tepelenë, Kleanth Laçi, është pezulluar nga puna, pas ndalimit nga policia për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Këtë vendim e ka njoftuar ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila ka theksuar se nëse vërtetohet fajësia, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

- Advertisement -

Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë Kleanth Laçi është pezulluar nga puna, pas ndalimit nga policia për ngacmim seksual ndaj një të miture. Këtë vendim e ka njoftuar ministrja e Arsimit Evis Kushi. Në një postim në Facebook, Kushi shkruan se nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Ajo thekson se nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

“Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë. Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor. Për këtë arsye, kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cenon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë”, shkruan Kushi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj me porosi për Kurtin

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e...

Këto janë 5 karakteristikat që i bëjnë mësimdhënësit të dalluar

Mësuesit e dalluar shpesh kanë disa karakteristika dhe aftësi që i bëjnë ata të...

Jehona Lushaku-Sadriu: Mësimi tërëditor do të vazhdojë në të gjitha shkollat e Kosovës

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se mësimi tërëditor i nisur...

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Rritja e një fëmije në botën e sotme të shpejtë dhe konkurruese nuk është...