F. H, mësues i Histori Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse në ambientet e shkollës. Mësuesi në Rrajcë Skenderbej të Bashkisë së Perrenjasit është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit, në momentin që po tentonte të largohej nga vendi.
Mësuesi i Gjeografisë në Rrajcë-Skenderbej të Përrenjasit ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij, në ambientet e shkollës. 55-vjeçari u denoncua nga drejtori i shkollës, teksa u kap në Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.
F. H., mësues i Histori-Gjeografisë, baba i tre fëmijëve, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse në ambientet e shkollës. Mësuesi në Rrajcë-Skenderbej të Bashkisë së Perrenjasit është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit, në momentin që po tentonte të largohej nga vendi.
Banoret e zonës, të tronditur kërkojnë që institucionet e drejtesise të zbardhin te plotë këtë rast, teksa shprehen të pasigurt për fëmijët.
Ngjarja u denoncua nga drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit Rrajcë-Skënderbej, pas sinjalizimit nga një koleg, i cili pretendon se ka parë F. H. duke kryer veprime të turpshme me nxënëset e moshës 13 dhe 14-vjec. Në dëshmine e tij para uniformave blu ka pretenduar se mësuesi i ka prekur vajzat e mitura në vende intime.
Policia ka marrë në pyetje nxënëset në prani të psikologut të cilat janë në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërsa prinderit e tyre, kanë deklaruar para hetuesve se nuk kanë pasur dijeni për ngacmin seksual.
Gjatë veprimeve të para hetimore gjithashtu është marrë në pyetje mësuesi 55 vjeçar i cili ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave ndërkohë është shprehur se po largohej nga Shqipëria për çështje personale. Prokuroria e Elbasanit tashmë ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë Agjencia Kombëtare e Arsimit e ka shkarkuar mësuesin nga puna.
Njoftimi i AKAP:
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.
Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.
AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore. /Shqiptarja.com