E mërkurë, 29 Janar, 2025

Ngacmimet ndaj studenteve nga profesori i UP-së, Nagavci ka një kërkesë për Këshillin e Etikës

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pret që Këshilli i Etikës ta trajtojë pa vonesë rastin e Xhevat Krasniqit, ndaj të cilit është ngritur denoncim nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.

Nagavci me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret nga Universiteti i Prishtinës dhe institucionet e tjera arsimore që të avancojnë mekanizmat e trajtimit të këtyre rasteve.

- Advertisement -

“Ditëve të fundit kemi parë reagime të shumta në lidhje me denoncimin në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës, të disa rasteve për pretendime të ngacmimeve seksuale. Rastet e pretenduara, me të drejtë paraqesin shqetësim, po aq sa edhe janë dëshmi se në Universitetin e Prishtinës tashmë janë krijuar kushtet e domosdoshme për raportim ashtu si dhe kërkesat e domosdoshme që secili pjesëtar i stafit akademik dhe punonjës të tjerë të UP-së, të udhëhiqen nga prirja, detyrimi dhe domosdoshmëria e pakontestueshme e respektimit të kodit të etikës, sjelljes akademike dhe kontributit për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, ka shkruar ajo.

“Si ministre e Arsimit pres nga Këshilli i Etikës si instancë kompetente dhe e pavarur statutare, që pa vonesë dhe në mënyrë meritore të trajtojë këtë rast dhe të gjitha pretendimet e ngjashme për sjellje që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ. Po ashtu, pres nga UP dhe të gjitha institucionet arsimore, që të rrisin masat e parandalimit e të avancojnë mekanizmat e trajtimit konfident, të shpejtë dhe profesional të këtyre rasteve”, vijon reagimi i saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fuqia e fjalës “Jo” përmes syve të një nxënëseje pas leximit të librit “Unë them Jo!”

Nxënësja Najeli Shyti, klasa e 9-të, shkolla "Kushtrimi i lirisë", Durrës, ndan përshtypjet e...

Miradije Berisha: Disa këshilla nga mësimdhënia e gjuhës shqipe në Gjermani dhe Austri

Miradije Berisha ndan përvoja dhe këshilla praktike për mësimdhënien e shqipes në Gjermani dhe...

Emel Qehaja-Elshani, mësimdhënësja që e “ngeli” paragjykimin

Mundin që e dha për të ndërtuar historinë e saj, mësimdhënësja nga komuniteti egjiptian,...

Nga Agim Alia, ekspert arsimi: Informacion i përmbledhur për PISA Main Study 2025

Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Nxënësve (The Programme for International Student Assessment (PISA) është...