E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Xhavit Lani: Kryesia e SBASHK-ut duhet të japin dorëheqje

- Advertisement1-

Çdo fillim e ka fundin dhe çdo fund është një fillim i ri.

Rri shtremt e fol drejt” thotë populli.

- Advertisement -

Po shpresoj se kësaj radhe kemi mbledhur mend që kjo kryesi e SBASHK-ut duke filluar nga kryetari i saj e deri te perfaqësuesi i një shkolle me të vogël në vend duhet dhënë dorhëheqje të parevokueshme dhe të fillojnë zgjedhjet me perfaqësues që dinë, duan dhe mund të veprojnë në çdo kohë dhe të jenë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, e jo si deri me tani.

Nëse e shohim rrjedhen kronologjike të SBASHK-ut nga zanafilla e saj, shohim se asnjëherë nuk ka pasur përfaqësues serioz dhe njohës të problemeve, madje edhe atëherë kur janë organizuar zgjedhjet , përherë kanë shkuar përfaqësues veç hajt le të jetë dikush pasi që po kërkohet, sepse nuk i kemi dhënë rëndësi kësaj çështjeje, madje shpesh ka ndodhur që t’i dergojnë ata mësimdhënës që kanë pasur kohë të lirë më shumë.

Dhe për këtë është dëshmi ku përfaqësuesit sindikal nga shkolla dhe komuna, prej se janë zgjedhur e deri sa janë pensionuar nuk janë ndrruar me ndonjë mësimdhënës tjetër, jo pse kanë krijuar monopol, por asnjë mësimdhënës nuk ka qenë i interesuar të jetë përfaqësues as në nivel shkolle, komune apo atij qëndror.

Dhe ky mos interesim e mundësoi që të përfaqësohemi nga mësimdhënës të pavetdijshëm për rolin që e kanë dhe nga një grup i matrapazëve që përfitonin dhe pasuroheshin përmes anëtarësisë që paguhej çdo muaj, dhe atë pa i dhënë llogari askujt.

E mosdija dhe dinakria kryesindikalistëve u kurorëzua dhe u shpërfaq në grevën e vitit 2019 kur u hartua ligji paraprak i cili bëri diskriminimin e mesimdhënësve në ciklin 1-5 ku u bë dallimi i koeficientit në mes mësimdhënësve me të njëjtën përgatitje shkollore.

Këtë  “gabim” nuk e bënë se nuk e ditën, por na konsideronin si dele që nuk dimë dhe nuk bëjmë zë, njërën e hudhim në lum dhe tjerat kërcejnë vetë. Por s’u doli ashtu, u ngritëm si Feniks dhe u mobilizuam ku brenda javës u mblodhën 4000 nënshkrime nga mësimdhënësit e ciklit 1-5 duke mos i harruar edhe një numer të madh të mësimdhënësve lëndorë që na përkrahën , ku edhe sot i falënderoj që na mbështetën në kërkesat tona.

- Advertisement -rrrrrrr

Reagimi ynë si Këshill Iniciues i bëri matrapazët SINDIKAL të bëhen të kujdesshëm dhe u lëshuan si hienat nëpër shkolla për t’ i ruajtur pozicionet e veta duke bërë propagandë të niveleve më të ulta për Këshillin Iniciues se gjoja se po duan të na përçajnë SBASHK-un, aq larg shkuan me linçime sa na quanin si njerëz të politikës.

Karvani i Këshillit Iniciues ecte, anipse qent lehnin rreth e përçark. Ne e kishim për qëllim që me të njëjtin koeficient të paguheshin mësimdhënësit lëndor dhe ata fillor 1-5 , dhe asgjë tjetër, e që falë angazhimit dhe ARGUMENTIMIT të kërkesave tona, në ligjin e tanishëm jemi të barabartë.

Matrapazët Sindikal për t’ i ruajtur pozicionet e veta përherë bënin propogandë të çuditshme, kur ishin zgjedhjet e zhvlerësonin Sindikaten dhe thonin se dergone një përfaqësues sa për sy e faqe, gjoja se i kemi bër zgjedhjet, a në anën tjetër kur vinin mesimdhënës të rinj si sorrat rrinin mbi kokë për ta anëtarsuar duke bërë propogandë se pa qen në Sindikatë nuk të mbron ligji, madje ka ndodhur që parapensioni t’ i anëtarësojnë mësimdhënësit se gjoja nuk të takojnë pagat jubilare dhe përcjellëse .

Kanë bërë zi e terr pa kurrfarë rregulli dhe për këtë dëshmon fakti se në asnjë shkollë nuk gjendet ndonjë dokument sindikal, as proces verbal të ndonjë takimi e as ndonjë dokument mbi financat sindikaliste. Prandaj nëse mësimdhënësit duan që ta kenë një SINDIKATË serioze që DINË, DUAN DHE IA DALIN duhet që të shkarkohen që të gjithë nga Rrahman Jashari e deri te perfaqësuesi i shkollës dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe të gjithë ata që ishin në organe udhëheqëse duke filluar nga shkolla e deri te Rrahman Jashari të mos jenë në listen e kandidatëve të mundshëm për t’u zgjedhur.

Ju lutem mësimdhënës, mos mbani inat dhe pranojeni botërisht se nuk e meritojmë të përfaqësohemi nga njerëz të tillë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...