E shtunë, 18 Janar, 2025

Nga Xhavit Lani: SBASHK-u gjysmën e anëtarësisë e mashtrojë duke bërë marrëveshje të fshehta pa i njoftuar mësimdhënësit

- Advertisement1-

Autor: Xhavit Lani


Të nderuar kolegë e kolege!

- Advertisement -

Jemi në një kohë të pa kohë.

SBASHK-u së pari do të duhej t’i njoftonte mësimdhënësit me dokumentin prej 8 faqesh të cilin e ka dërguar në MASHT e ku asnjëri nga mësimdhënësit nuk është në dijeni çka përmban kjo shkresë.

Kështu që protesta nuk është asgjë tjetër veç se një lloj matjeje e cila më vonë do të shërbejë për diçka tjetër.

Unë personalisht nuk e përkrahi protestën, jo pse nuk i dua ndryshimet që janë në të mirën e mësimdhënësve dhe të gjithë klasës punëtore, por nuk di se çfarë jemi duke kërkuar.

Kam bindjen se ne që po kërkojmë miratimin e ligjit të pagave pa e ditur se çfarë përmban aj ligj po të njëjtit do të bëjmë protestë dhe do të hymë në grevë për ta shfuqizuar atë ligj që ne sot po protestojmë për miratimin e tij. Nga kjo rrjedhë se ne në mënyrë të pavetëdijshme po protestojmë.

Me këtë rast SBASHK-u së pari do të duhej që dokumentin prej 8 faqeve ta përcjellë në secilën shkollë në nivel të Kosovës dhe ta analizoj me vëmendje se çka përmban aj dokument dhe ta marr pëlqimin nga baza e më pastaj ta dërgoj në qeveri e jo siç ka vepruar deri më tani ku ne si mësimdhënës asnjëherë nuk jemi te informuar rreth atyre kërkesave. Është pikërisht kjo kryesi e SBASHK-ut që para tri viteve, gjysmën e anëtarësisë e mashtrojë duke bërë marrëveshje të fshehta pa i njoftuar mësimdhënësit.

- Advertisement -rrrrrrr

Të nderuar mësimdhënës sikur të ishim në dijeni se çfarë përmban ligji i pagave për mësimdhënësit dhe dokumenti prej tetë faqeve që është dërguar në MASHT ne mësimdhënësit do të ishim edhe më të fuqishëm në ngritjen e zërit, mirëpo jo në këtë mënyrë sikur ne jemi analfabet dhe shkojmë pas turmës pa e ditur destinacionin se ku jemi nisur. Ju lutem mos të bëhemi të verbër para situatave si kjo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...