E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nga Xhavit Lani: Nuk e përkrahi protestën e mësimdhënësve, nuk e di çfarë jemi duke kërkuar

- Advertisement1-

Nga Xhavit Lani

Jemi në një kohë të pa kohë.

- Advertisement -

SBASHK-u së pari do të duhej t’i njoftonte mësimdhënësit me dokumentin prej 8 faqesh të cilin e ka dërguar në MASHT e ku asnjëri nga mësimdhënësit nuk është në dijeni çka përmban kjo shkresë.

Kështu që kjo protestë nuk është asgjë tjetër veç se një lloj matjeje e cila më vonë do të shërbejë për diçka tjetër. Unë personalisht nuk e përkrahi protestën, jo pse nuk i dua ndryshimet që janë në të mirën e mësimdhënësve dhe të gjithë klasës punëtore, por nuk di se çfarë jemi duke kërkuar. Kamë bindjen se ne që po kërkojmë miratimin e ligjit të pagave pa e ditur se çfarë përmban aj ligj po të njëjtit do të bëjmë protestë dhe do të hymë në grevë për ta shfuqizuar atë ligj që ne sot po protestojmë për miratimin e tij. Nga kjo rrjedhë se ne në mënyrë të pavetëdijshme po protestojmë.

Me këtë rast SBASHK-u së pari do të duhej që dokumentin prej 8 faqeve ta përcjellë në secilën shkollë në nivel të Kosovës dhe ta analizoj me vëmendje se çka përmban aj dokument dhe ta marr pëlqimin nga baza e më pastaj ta dërgoj në qeveri e jo siç ka vepruar deri më tani ku ne si mësimdhënës asnjëherë nuk jemi te informuar rreth atyre kërkesave. Është pikërisht kjo kryesi e SBASHK-ut që para tri viteve, gjysmën e anëtarësisë e mashtrojë duke bërë marrëveshje të fshehta pa i njoftuar mësimdhënësit.

Të nderuar mësimdhënës sikur të ishim në dijeni se çfarë përmban ligji i pagave për mësimdhënësit dhe dokumenti prej tetë faqeve që është dërguar në MASHT ne mësimdhënësit do të ishim edhe më të fuqishëm në ngritjen e zërit, mirëpo jo në këtë mënyrë sikur ne jemi analfabet dhe shkojmë pas turmës pa e ditur destinacionin se ku jemi nisur. Ju lutem mos të bëhemi të verbër para situatave si kjo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....