Nga Xhavit Lani: Nuk e di se nga vjen gjithë kjo urrejtje për mësuesit?

- Advertisement -

Historia e 1 Shtatorit

- paragrafi 1 -

Të nderuar mësimdhënës! Kërkesat Sindikaliste janë shumë reale dhe janë për t,’u përkrahur nga të gjithë ne, madje janë shumë minimale krahasuar me gjendjen ekonomike të mësimdhënësve, ku përveç tjerash rritja e çmimeve ka pamundësuar edhe mbajtjen e familjes me pagë të mësuesit, por mendoj se kjo kërkesë është minimale krahasuar me kërkesën kryesore të mësimdhënësve për përcaktimin e vlerës së pagës që do të përcaktohet në ligjin e pagave. Greva nuk është në kohën e duhur për disa arsye.

- Advertisement -

1. Për fat të keq gjendemi në një situatë jo të mirë politike e cila sipas mendimit tim e pa parashikueshme.

2. Është krijuar si shprehi që shtatori të fillojë me greva, e qe na bije nje hije e keqe si mësimdhënës.

3. Akoma nuk kemi informacione se sa do të jet paga në ligjin e tanishëm.

- Advertisement -

Andaj ne si grupi më i madh sindikal dhe si elitë shoqërore duhet t’i japim kohë deri në nëntor eventualisht deri në Janar, kur edhe ne do të kemi informacionin e plotë rreth pagave të mësimdhënësve.

Se kam frikë se edhe nëse arrihet tani marrveshja pë 100 euro shtesë, përseri do të vjen në shprehje greva, nëse paga e mësimdhënësit nuk do të jetë e pranueshme.

Andaj bëj thirrje që ky vit shkollor të filloj i mbarë, me buzëqeshjen e nxënësve, të cilët me padurim presin takimin me mësuesin/,en e parë. Dhe të shpresojmë se deri në afatin kohor do të reflektojë qeveria.

Nuk është se nuk po e kuptojmë se qeveritë tona asnjëherë nuk e morën me seriozitet çështjen e arsimit dhe përherë e kanë pritur grevën si opsion për të lëvizë nga vend numërimi.

Pak fjalë për ju që po villni vrer për mësuesit dhe pakujdesinë e prindërve

Nuk e di se nga vjen gjithë kjo urrejtje për mësuesit?! Nuk mund ta kuptoj se cilit nivel i takojnë këta njerëz? A thua kanë sy për të parë, veshë për të dëgjuar, e duar për të prekur?!

Sikur ta kishin cilëndo prej këtyre shqisave, me siguri kishin për ta kuptuar gjendjen e mësuesit. Ndoshta po ju hyj në hak, se për të funksionuar shqisat duhet pasur mendjen e shëndoshë. Shkoni në shkollë dhe shihni kushtet në të cilat zhvillohet mësimi, shihni dhe prekni me dorën tuaj mjetet që ofrohen për mësim. Shpuzë e grisur, shkumës me cilësinë më të dobët, tabelë që nuk mund të shkruash asnjë shkronjë e as numër, fotokopje pa ngjyrë e pa letër, një projektor në një shkollë me 50 klasa dhe jo funksional, pa kabinete, pa dollap për ta ruajtur një fletë se lëre më diç tjetër. A thua kjo është shkolla e shekullit 21 ?!

A thua edhe për këtë është fajtor mësuesi?

Më siguri ju që villni vrer ose jeni të pa ditur dhe flisni kot, ose jeni prej atyre që i përcillni fjalimet e liderëve tuaj që gënjejnë pa ndalur se gjoja kanë krijuar kushte në arsim dhe nuk jeni në gjendje të dalloni fjalën nga vepra.

Suksesi i të nxënit dikur varej nga mësuesi dhe mbështetej fort nga prindërit dhe familja të cilët edhe pse ndoshta nuk dinin shkrim lexim, i motivonin fëmijët e tyre për të mësuar duke e lavdëruar shkollën e mësuesin dhe të ardhmen e tyre. E sot ndodh diçka tjetër, mësuesi e bën të pamundurën për t’i ofruar njohuri, ndërsa prindërit gabojnë rënd, në vend që ta shtyjnë përpara fëmijën e vet, ata etiketojnë, fyejnë, e çfarë nuk thonë për mësuesin e për shkollën në prezencën e fëmijëve, në rrjete sociale e kudo tjetër.

Të nderuar prindër! bëhuni të sinqertë dhe vlerësojeni vetën tuaj se sa kohë ndani për fëmijën tuaj për të komunikuar, lexuar ndonjë përrallë, tregim ose diç tjetër, bërjen e detyrave, për të luajtur, shëtitur e mbi të gjitha sa kohe keni qenë në gjendje t’i dëgjoni shqetësimet, dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe t’i orientoni në rrugën e drejtë. Vlerësoni vetën tuaj me nota nga 1 deri në 5 dhe mund ta kuptoni se sa jeni duke dhënë për fëmijën tuaj….. E për të qenë një fëmijë i suksesshëm prindërit duhet të jenë urë lidhëse në mes mësuesit dhe nxënësit dhe ta plotësojmë njëri-tjetrin, e jo siç po ndodhë, ku shpesh nuk e din as në cilën klasë e kanë fëmijën dhe kush është kujdestari i tij. E aq më keq kur prindi e sjell çdo ditë fëmijën në shkollë dhe nuk ia hap çantën për të parë se a i ka librat dhe fletoret e përgatitjet e tjera për mësim. Ndoshta edhe për këto mësuesi është fajtor ?!
Kur i bashkojmë këto të dyja: 1. Kushtet jo të mira për organizimin e mësimit 2. Dhe kujdesi jo i mjaftueshëm nga prindërit Rezultati del i padëshirueshëm.

Në momentin që krijohen kushte reale për mësimdhënie dhe prindërit ta ndajnë kohen dhe merren serioz me fëmijët e tyre, suksesin e keni të garantuar po nga këta mësimdhënës “ të dobët” siç po i quani tani.