E premte, 17 Janar, 2025

Nga Xhavit Lani: Në sektorin e arsimit ngritje minimale të pagave

- Advertisement1-

Edhe pse nuk desha të shkruaj për ligjin e pagave, përsëri më duhet të jap opinionin tim në lidhje me kinse rritje të pagës.

Po e bëjë një përshkrim të asaj që ishte në të kaluarën, dhe tani me ligjin e ri të pagave.
421€ paga bazë
58 € kualifikimi
44€ shujta
70%€ e udhëtimit brenda muajit përafërsisht 20€

- Advertisement -

E gjithë kjo rezulton me totalin 543€. Kësaj shume shto edhe përvojën nga 2€ për vit
Kjo është paga që ka qenë me Kontratën Kolektive, ani pse asnjëherë nuk arritëm me e marrë, e që tani jemi duke u ballafaquar me gjykatë.

Në ligjin e ri të pagave u vendos në pagën bazë kualifikimi, udhëtimi dhe shujta, kur i grumbullon të gjitha këto bëjnë 543. Që do të thotë se rritje kemi vetëm 45€ sepse 543+45=588 €
Sipas Kontratës Kolektive 543€+ përvoja që është llogaritur 2€ për një vit.

Me ligjin e ri të pagave 588€ duke i shtuar kësai edhe përvojën e punës 0.25% që është 1.47€ deri në 15 vite përvojë, apo 05% që është 2,94€ mbi 15 vite përvojë.

Me këtë rast Qeveria nuk është dashur të proklamoj si rritje të pagave, por si zotim që do t’i përmbushë obligimet e veta konformë marrëveshjeve të nënshkruara më pare me Kontratën Kolektive.

Ajo që është edhe më shqetësuese, është përvoja e punës ku u bë një diskriminim në dallimin mes atyre që i kanë 15 vite përvojë pune dhe atyre mbi 15 vite. Madje edhe më keq se kjo, i njëjti person me një përvojë pune 30 vjeçare llogaritet me dy mënyra. (me dy tarifa si shpenzimet e rrymës)

Pesëmbëdhjetë vite llogariten 0.25% të pagës bazë që i bie 1,47€ për një vit përvojë.
Dhe gjashtëmbëdhjetë vite e tutje llogaritet 0.5 të pagës bazë që i bie 2.94€ për një vit përvojë.
Në këtë rast shtrohet pyetja :
Mbi cilat kritere u bë ky kategorizim? Të paktën na sqaroni se nga erdhi kjo?

- Advertisement -rrrrrrr

Në momentin kur një mësimdhënës e nënshkruan kontratën e përhershme madje edhe licencohet mendoj se duhet të jetë i barabartë me të gjithë të tjerët.
Për këtë kam pritur se do të reagoj SBASHK-u, por si po duket akoma nuk po munden me e marrë vetën.

Me këtë rast u bëj thirrje të gjitha sindikatave në sektorin publik, e me theks të veçantë SBASHK-ut që ta ngritin zërin që ky kategorizim të rishqyrtohet dhe të jetë i barabartë, dhe në të njëjtën kohë të kërkohet ngritja e vlerës së koeficientit të paktën në 120€.

I nderuar Kryeministër gjeje mënyrën e korrigjimit të gabimeve se ky kategorizim është i paqëndrueshëm e mos të them qesharak.
Me respekt për të gjithë ata që e meritojnë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesi hero i Ersekës: Çdo ditë udhëton në këmbë 20 kilometra për të mësuar 1 nxënës

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim...

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...