E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nga Xhafer Avdyli: Urrejtja, dobësia më e madhe e njerëzimit

- Advertisement1-

“Urrejtja nuk është për të gjallin, por për djallin

Do të doja që këtë shkrim të mos e nisja që në fillim me fjalën e parë “urrejtja” se kjo është një “gjemb murrizi” në zemrën e njeriut. Do të më parapëlqente ta filloja me një fjalë tjetër, që meriton të shkruhet me shkronjë të madhe, “Dashuri”, e cila është një “trëndafil”.

- Advertisement -

Gjithsesi, këto dy ndjenja, – urrejtja dhe dashuria-, që janë në unitet relativ dhe në luftë absolute me njëra-tjetrën, në fakt janë bashkë edhe me unitetin midis njerëzve, i cili është “çelësi i artë i fitoreve tona”. .Por në unitetin e njerëzve “urrejtja nuk është për të gjallin, por për djallin”!

Është një “minë me sahat” në dashurinë njerëzore, në unitetin e tyre. Kur prishet uniteti, jetës njerëzore i ikën lezeti! Njerëzit nuk janë të vetmuar, “vetmia është trishtim”. Ata i bashkojnë interesa jetësore. Janë në unitet. Por ndërsa dashuria është një ndjenjë e bukur që bashkon njerëz, urrejtja ndan, përçan, armiqëson, vret shpirtra. Shikoni ç’ndodh sot me njerzimin.

Këto urrejtje e të tjera dobësojnë unitetin e njerëzve, jetës i ikën bukuria, gëzimi, karakteri i këndshëm, fryma shoqërore, lezeti. Prishja e unitetit është me kosto të lartë politike, jetike. Flitet e shkruhet për marrëdhëniet e njerëzve. Për unitet midis tyre, por nuk depërtohet si duhet në thellësinë e problemit, në domethënien moralo-politike të tij; shpjegohet në përgjithësi, përciptazi, jo në përmbajtjen, domosdoshmërinë dhe dëmet që sjell dobësimi i bashkimit të njerëzve në tërësi si komb, por dhe në njerëz konkret, sidomos në ata që janë partiakë, drejtues, militantë, ekstremistë, tek të cilët bie më shumë në sy urrejtja për kundërshtarët politikë.

Janë këta që inatin e kanë në majë të hundës, fjalën e keqe në majë të gjuhës, kokëfortësinë dhe mendjemadhësinë të dukshme; që krekosen dhe nuk e ulin kokën, nuk pranojnë të bisedojnë e të dialogojnë, por caktojnë “kushte”, bëjnë paralajmërime e kërcënime; frikësojnë me shkarkime, me transferime, me burgime, etj. Për rëndësinë që ka uniteti midis njerëzve duhet parë në zhvillimin dinamik, me bazë nisje qysh në dukuritë e para, duke i shikuar me “sytë e mendjes”, që çështjet “pika-pika të mos bëhet vija”, “të mos bëhet gurë-gurë kalaja”.

Kush e ushqen urrejtjen dhe prish unitetin? Përçarjet midis njerëzve nuk janë të rastit, kanë burimin e tyre. Ç’na shikojnë sytë e ç’na dëgjojnë veshët, janë vizive, por kanë rrënjë e tyre, janë konceptuale. Uniteti është virtyt, urrejtja është ves, një ves i zi, që i kundërvihet virtytit të bardhë, dashurisë së njerëzve, bashkimit të tyre. Dhe urrejtja nuk vepron vetëm.

Ka dhe “aleatë”, që i nxit dhe e nxitin, i ushqen dhe e ushqejnë. Pa zbuluar thelbin e tyre, është si të vësh pushkën në sy e të goditësh pa precizion. Prandaj, ashtu si kokrrës së bajames, kur i heqim lëvozhgën i shohim thelbin e shijshëm, ashtu edhe urrejtjen, nuk mjafton ta shohim nga pamja e jashtme, kryesorja është thelbi si ves, që “bashkëpunon” dhe me vese te tjerë siq eshtë edhe hakmarrja

- Advertisement -rrrrrrr

Luftoni dhe hjekne nga koka urrejtjen !

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...