E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Nga Xhafer Avdyli: Struktura e mësimit ERR

- Advertisement1-

Xhafer Avdyli -mesimdhenes,koordinator i cilësisë

Material didaktik në ndihmë të mësuesve

- Advertisement -

Struktura e mësimit ERR,quhet ndryshe struktura trifazëshe e mësimit,ose struktura e zhvillimit të mendimit kritik gjatë të lexuarit ose të shkruarit,e cila përbëhet nga tre faza :

1-Evokimi

2-Realizimi i kuptimit

3-Reflektimi

Kjo strukturë ose metodologji shoqërohet nga shumë strategji dhe teknika mësimdhënieje.

I-Evokimi

- Advertisement -rrrrrrr

Në këtë fazë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse.Kjo fazë zhvillohet kryesisht në formën e bisedës.Nxënsit duhet të shprehin ato çfar dinë rreth temës së mësimit.Shpesh nxënësve në këtë fazë u kërkohet të bëjnë një listë të ideve të tyre në lidhje me përmbajtjen e mësimit.

Qëllimet e fazës së evokimit:

a-Rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme,që kanë lidhje me temën e mësimit,me qëllim që ata të shërbejnë si një bazë solide për t’I lidhur me njohuritë e reja në procesin e të nxënit.

b-Përfshirja aktive e nxënësve në procesin e të nxënit,proces I cili I bën të ndërgjegjshëm nxënësit,që të mendojnë duke përdorur gjuhën e tyre dhe më pas të shprehin njohuritë dhe arsyetimin e tyre në të menduarit aktiv,në të sgkruarit,apo në të folurit.

c-Arsyetimi i vijueshëm,ose procesi i lidhjes së informacionit të ri me skemat e mëparshme,që përbën qëllimin kryesor,përmes të cilit përcaktohet interesi dhe qëllimi në shqyrtimin e temës.

Gjatë fazës së evokimit,rolet e mësuesit janë :

a-Drejtimi i mendimeve të nxënësve

b-Kuptimi i mendimeve,apo ideve të nxënësve

c-Dëgjimi me kujdes i ideve të nxënësve.

II – Realizimi i Kuptimit

Kjo është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja,dhe e cila duhet konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit.Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të ketë në vëmendje :

a-Ta mbajë nxënësin të aktivizuar,duke ruajtur interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës së evokimit.

b-Të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.

Një nga teknikat e përdorura,krahas metodave të tjera, gjatë kësaj faze është teknika insert.

III – Reflektimi

Gjatë kësaj faze,e cila në shumë raste harrohet nga mësuesit,nxënësit konsolidojnë të nxënit,ose informacionin e ri.Qëllimet e aplikimit të kësaj faze janë :

a-Nxënsit të shprehin me fjalët e tyre informacionin e ri,që ndeshin.

b-Nxënësit të shkëmbejnë fuqishëm ide midis tyre,lidhur me informacionin e ri.

Përparësi të përdorimit të strukturës ERR

U lejon nxënësve të vendosin qartë qëllimet.

Ruan angazhimin vetjak

Provokon diskutim të hapur

Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetje

Ndihmon shprehjen e mendimeve të nxënësve

Ruan motivimin e nxënësve për të lexuar.

Siguron një atmosferë ku respektohen mendimet.

U lejon nxënsve të zhvillojnë simpatinë për personazhet.

Krijon një shtresë për reflektim në atë që nxënësit vlerësojnë.

Shërben si stimulim për ndryshim.

Ngjall shpresë për angazhimin kritik të nxënësve.

Ndihmon mendimin kritik në nivele të ndërlikuara.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...