E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Xhafer Avdyli: Roli i mësimdhënësve, nxënësve, drejtorëve dhe prindërve në vlerësimin e nxënësit

- Advertisement1-

Kur dëgjojmë fjalën ‘vlerësim’, mendja na shkon tek provimet, testet, notat, stresi, suksesi apo dështimi.

Në këtë rast, mund të konstatojmë se fjala është për një produkt që ndahet nga procesi i mësimdhënies dhe i të nxënit, për Vlerësimin e të Nxënit (Vlerësimi Sumativ), që ndodh pas të nxënit dhe na tregon se çfarë është arritur.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, vlerësimi gjatë procesit të të nxënit, (Vlerësimi Formativ) ka për qëllim që t’i informojë me kohë dhe me saktësi mësimdhënësit dhe vetë nxënësit për punën e bërë drejtë arritjes së Qëllimeve të të nxënit. Në këtë rast mësimdhënësit e përshtatin mësimdhënien me nevojat e nxënësve, dhe nxënësit i përshtatin strategjitë e tyre të të nxënit për qëllime të caktuara.

Derisa nxënësit janë duke marrë njohuri të reja apo duke i zbatuar shkathtësitë e tyre, mësimdhënësit të cilët e shohin vlerësimin si pjesë të pandashme të mësimit, i angazhojnë nxënësit e tyre si bashkëpunëtorë në procesin e të nxënit.

Vlerësimi është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së rezultateve të të nxënit, duke u bazuar në nivelet e arritjes.

Qëllimi kryesor i vlerësimit është:

Përmirësimi i përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga nxënësi dhe i vetë procesit të të nxënit.

Vlerësimi përdoret:

- Advertisement -rrrrrrr

• Për të gjykuar mbi përpjekjet e nxënësve për të

• Për të motivuar dhe për të nxitur nxënësit për të nxënë;

• Për të gjykuar, reflektuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënie -nxënies;

• Për të matur arritjet e nxënësve.

• Për të raportuar arritjet;

• Për t’u dhënë sugjerime nxënësve për përparimin e tyre;

• Për t’u dhënë sugjerime prindërve mbi përparimin e fëmijëve të tyre.

Dy arsyet kryesore të vlerësimit janë:

1. Ndihmon të nxënit

2. Raporton nëse ka ndodhur të nxënit, dhe me çfarë efekti është realizuar të nxënit

Të gjitha vlerësimet, qoftë ato përmbledhëse apo formative, i përmbajnë këta tre hapa:

1. Mbledhjen e të dhënave (informatave) –

2. Gjykimin në lidhje me të dhënat –

3. Shfrytëzimin e informatave për qëllime të caktuara

Vlerësimi për nxënie ka për qëllim:

• Të sigurojë një informatë kthyese me qëllim të përmirësimit të të nxënit;

• T’i motivojë nxënësit për nxënie të mëtejshme;

• T’i identifikojë anët e forta dhe ato të dobëta të nxënësve (shkaqet);

• T’i orientojë nxënësit në profesionet e ardhshme;

• T’i orientojë nxënësit për zhvillim individual;

• Të klasifikojë, përzgjedhë dhe ndihmojë në proceset vendimarrëse;

• Të sigurojë informacione të nevojshme për marrjen e vendimeve për zhvillimin dhe reformimin e sistemit arsimor;

• Të sigurojë të dhëna për kërkime në shkencat e edukimit …

Roli i mësimdhënësve, nxënësve, drejtorëve dhe prindërve në Vlerësimin ndodhë në të gjithë procesin e të nxënit. Ai është ndërveprues, që bashkë me mësimdhënësit mundëson:

• Përafrimin e mësimdhënies me rezultatet e synuara.

•Identifikimin e nevojave të veçanta të nxënësve apo të grupeve të caktuara për të nxënë.

• Zgjedhjen dhe përshtatjen e metodave, materialeve dhe burimeve krijimin e strategjive të ndryshme të mësimdhënies dhe mundësive për t’i ndihmuar nxënësit të ecin përpara në të nxënit e tyre.

• Sigurimin e informatave kthyese dhe orientimin e nxënësve Mësimdhënësit e përdorin Vlerësimin për Nxënie për ta rritur motivimin e nxënësve dhe angazhimin e tyre për të nxënë

Roli i mësimdhënësve, nxënësve, drejtorëve dhe prindërve në Vlerësimin për Nxënie (VpN) ndodhë në të gjithë procesin e të nxënit. Ai është ndërveprues, që bashkë me mësimdhënësit mundëson;

Vlerësimi për nxënie u mundëson mësimdhënësve të marrin informacione të qarta se si ndodhë të nxënit tek secili nxënës në mënyrë individuale.

Mësimdhënësit duhet ta planifikojnë Vlerësimin si pjesë përbërëse të mësimdhënies dhe të nxënit.

Kur mësimdhënësit angazhohen në të nxënit e fokusuar në vlerësim, ata ndryshojnë kulturën në klasë, përqëndrohen në suksesin e nxënësit. Ata e bëjnë të dukshëm atë që nxënësi beson se është e vërtetë, dhe i shfrytëzojnë të dhënat për t’i ndihmuar nxënësit që të ecin përpara në mënyrë efikase

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...