E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nga Xhafer Avdyli: Respekti në shkolla – disa ide mbi rëndësinë e respektit mes kolegëve

- Advertisement1-

Shkrim nga Xhafer Avdyli deri dje mësimdhës tani pensionist

Ndjenja e respektit është një prej ndjenjave thelbësore në marrëdhëniet njerëzore me anë të të cilës ne ndërtojmë bashkëveprim dhe bashkëpunim në shkollën time ku punoja deri dje në Gllaviçice dhe në Leshan.

- Advertisement -

Në shkollën time nuk mungoi kurr respekti për njëri-tjetrin, respekti luan një rol thelbësor në ndërtimin e kulturës së shkollës dhe të kulturës në vendin e punës si mësimdhënës, si pjesë e shkollës.

Në këtë shkrim-artikull, trajtohen disa ide mbi rëndësinë e respektit reciprok mes kolegëve në vendin e punës dhe efektet në ecurinë dhe zhvillimin e ekipeve për mbarëvajtjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies në tërësi.

Kultura e vendit të punës është karakteri i përgjithshëm i shkollës tonë me pak ndryshime nga një shkollë tek tjetra, kultura e vendit të punës mund të përfshijë elemente të tilla si vlerat e mesimit, besimet, sjelljet, qëllimet, qëndrimet dhe metodat e punës.

Në të gjitha rastet, në shkollën “Zef Serembe” duan të krijojnë një kulturë pozitive, por kjo nuk mund të jetë e plotë pa një vlerësim dhe vëmendje ndaj respektit për anëtarët e ekipit, për të gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve.

Deri me tani kjo shkollë lë një përshtypje që po zbaton parametrat e një shkolle që po korr rezultate.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...