E enjte, 28 Nëntor, 2024

Nga Xhafer Avdyli: Pse gjithë ky nençmim i mesimdhënësve pse?

- Advertisement1-

Të jesh mësimdhënës nënkupton të ranguarit në hijarkinë e elitave intelektuale të vendit tënd. Të qenurit elitë intelektuale nuk nënkupton domosdoshmërinë e të ranguarit edhe në radhët e elitave ekonomike në shoqërinë tonë.

Ne nuk po pretendojmë të jemi të përzgjedhurit elitar për paga të majme, ne thjesht po duam dinjitet për atë që jemi dhe për atë që perfaqesojmë.

- Advertisement -

Cili shtet normal i injoron mësuesit deri në përbuzje, saqë nuk dojnë as të flas me ta?
Cilat politika janë aq mizore saqë imponojnë situata ku mësuesi shihet si përbindësh që vetëm kërkon e pothuajse asgjë nuk vepron?

Në cilin shtet tenderohen librat për nxënësit, me epiqendër përfitimin financiar dhe aspak atë cilësor?

A e dini ju qytetarë se paga e një mësuesi është 421 euro?

– Advertisement –

Ku mbeten shpenzimet e udhëtimit që tanimë janë dyfishuar? Shujtat ditore që janë trefishuar dhe asnjëherë as njëra as tjetra nuk na janë paguar.

Paga ime sot krahasuar me vitin e kaluar nuk i afrohet vlerës së 300 eurove.

- Advertisement -rrrrrrr

“Më thuaj sa paguhesh, të them se sa vlen” – thotë një proverb.

Atëherë vlera ime si mësues qenka më e ulët se një telefon i mençur gjysëm i përdorur.
Për çfarë cilësie mund të flasim, kur shteti im nuk e ka në “hartë” çështjen e arsimit !
Na kërcënojnë me vlerësim, testim, na shantazhojnë me PISA, e çka s’po na bëjnë. Na sjellin drejtor me direktiva politike e pretendojnë menaxhim cilësor.

Sa kush i ka futur duart në sistemin tonë arsimor, sa që diamant të ishte arsimi, sa dora e ndyrë ka prekur aty, këtij diamanti domosdo që i ka humb shkëlqimi dhe si rrjedhojë edhe vlera.

Na keni vendosë epitetin e injorantit, na keni etiketuar si lypsarë, por ne e kemi kuptuar se dyert që po trokasin janë kyçur nga brenda në zymtësinë e mëkatit të injorancës.
SBASHKU ka pretenduar me dhjetëra herë t’i jap epilog problemeve tona, por po aq herë u injoruan nga njerëzit tonë të veshur me petkun e pushtetit.

Të injorojnë, të përbuzin e në fund të shantazhojnë duke u viktimizu kinse po dëmtohen nxënësit. Po ta kishin këta prioritet nxënësin tonë do t’ja lehtësonin jetën mësuesëve të tyre.

Ne nuk kemi bërë GREVË atëherë kur rrezikoheshim nga tytat e armikut. Se kemi largu lapsin nga dora edhe kur shuli i automatikut na ka qëndru lidhur për qafe. Me këpucë të shqyera e pa lek në xhep, ulur në gjunjë në shtëpitë-shkolla por nuk jemi dorëzuar.
Sot na erdhi dita që i madh e i vogël të qeshin me ne, të tallen me pagat dhe punën tonë.
Kush jeni ju xhanëm që na sollët në këtë deregje? Ne e dimë se kush jeni ju, por kemi filluar të dyshojmë në veten tonë, nga gjithë kjo përbuzje që po na bëni.

GREVA nuk është dëshirë, por IMPONIM.

A dini të kalkuloni o mendje djallëzore se pagat tona nuk janë për të jetuar, por për të mbijetuar. A e dini se në natyrë kafsha mbijeton e njeriu jeton? Apo mos ndoshta ne po na konsideroni kafshë që pretendoni t’na zbusni!

Pse gjithë ky nençmim i mesimdhënësve pse?

Autori është mësimdhënës në shkollën fillore ‘Zef Serembe’ në Pejë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi dje nxënësen 11-vjeçare të...

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...