Nga Xhafer Avdyli: Një mësimdhënës shembull si Prof. Abedin Kuqi

- Advertisement5 -

Në jetën e çdo nxënësi mbeten të paharruar ata mësimdhënës që me punën, përkushtimin dhe edukatën e tyre lënë gjurmë të mëdha.

- paragrafi 1 -

Njëri ndër ta është edhe profesori Abedin Kuqi, një mësimdhënës shumë punëtor dhe i përkushtuar në Shkolla e Mesme e Ulët ‘Zef Serembe’.

- Advertisement - M1

Prof. Abedini njihet për angazhimin e tij të madh në edukimin dhe aftësimin e nxënësve. Me durim, disiplinë dhe vullnet të palodhur, ai ka arritur të motivojë shumë gjenerata drejt suksesit.

Puna e tij nuk është kufizuar vetëm në klasë, por edhe në aktivitete të ndryshme shkollore e sportive, ku nxënësit e tij kanë arritur rezultate të shkëlqyera.

Falë përkushtimit të tij, ai është fitues i shumë kupave dhe mirënjohjeve në nivel shkolle, në Komunën e Pejës dhe në nivel republikan. Këto suksese janë dëshmi e qartë e punës së palodhshme dhe dashurisë që ai ka për profesionin e mësimdhënësit.

- Advertisement - m2

Përveç dijes, profesori Abedin u ka mësuar nxënësve edhe vlera të rëndësishme si respekti, përgjegjësia dhe puna në grup. Ai mbetet një shembull i mirë për të gjithë, duke treguar se me punë dhe përkushtim mund të arrihen suksese të mëdha.

Prandaj, profesori Abedin Kuqi meriton respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në edukimin e të rinjve dhe në ngritjen e emrit të shkollës së tij.

*Autori është mësues në pension

 

Shqip | English