Nga Xhafer Avdyli: Mësueset dhe mësuesit të mburren dhe ndjehen krenar me profesionin që ushtrojnë

- Advertisement -

Shkrim për Albanian Education nga Xhafer Avdyli, mësimdhënës në shkollën fillore “Zef Serembe”  në Pejë

- paragrafi 1 -

PER MÈSUESET DHE MÈSUESIT

- Advertisement -

Për ata që na e dhanë emrin shqip, na mësuan të lexojmë shqip, të shkruajmë dhe të kuptojmë shqip.

Për ata që përhapin dijen, edukojnë dhe mësojnë brezat me radhe.

Për ata që na e mbollën dashurinë për familjen për atdheun , kombin dhe flamurin
Për ata që na mësuan të e dallojmë të bukuren nga e shëmtuara, njerëzoren nga jo njerëzorja

- Advertisement -

Për ata që në mendje dhe shpirt na e skalitën durimin dhe guximin

Për ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit.

Për ata që mbeten në të gjitha fazat e historisë sonë arma më e fuqishme e kombit

Për Mësueset dhe Mësuesit , desha të shkruaj sot dhe t’i uroj me rastin e Ditës së Madhe të tyre, për të shprehur mirënjohjen më të thellë, respektin e nderimin tim për përkushtimin, dijet, njerëzinë dhe dashurinë e tyre, me të cilat e kanë ndryshuar më shumë se gjithë të tjerët jetën tonë!

Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.

Mësues të dashur jo vetëm sot por në çdo ditë të jetës, ju dhe puna e juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Mburruni dhe ndjehuni krenar me profesionin të cilin e ushtroni.

/Albanian Education