E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nga Xhafer Avdyli: Mësimdhënia është art më vete, dhe si e tillë kërkon që edhe mësuesi të jetë krijues dhe motivues

- Advertisement1-

MËSIMDHËNIA

Xhafer Avdyli ,mesimdhënës

- Advertisement -

Mësimdhënia është art më vete, dhe si e tillë kërkon që edhe mësuesi të jetë krijues dhe motivues. Po ashtu edhe komunikimi është art. Nuk mjafton vetëm shpjegimi i temës së ditës, kontrolli i njohurive apo korrigjimi i fletoreve. Kjo është një orë mësimi më se e zakonshme. Më keq akoma kur i jepen nxënësit detyra pa fund në klasë dhe këto t’i kopjojë edhe njëherë në shtëpi. Kjo është një punë mekanike, që nxënësi jo vetëm që nuk përfiton asgjë, por përkundrazi atij i mërzitet shkolla.

Duhet patur parasysh që një nxënës sidomos në fillore, nuk mund të rrijë ulur në karrige pa lëvizur për orë të tëra, sepse kjo nuk është e mundur. Për sa i përket detyrave dhe projekteve, bëhen thjesht copy-paste nga nxënësi, i cili as e përpunon informacionin në mënyrë që ta interpretojë atë si duhet. Detyrat dhe projektet duhet të kenë në vëmendje hulumtimin, eksperimentimin dhe të jenë të vlefshme për nxënësit. Pra nxënësi duhet të udhëhiqet nga mësuesi në mënyrë që të përfitojë njohuri dhe kompetenca prej detyrës apo projektit që ka prezantuar.

Sot kërkohet një komunikim interaktiv në klasë ku protagonist nuk është mësuesi, por vetë nxënësi. Përfshirja e nxënësit në orën e mësimit nuk bëhet me urdhër apo me detyrim.
Të qenët krijues do të thotë që një mësues në klasë mos ndjekë të njëjtën metodë mësimdhënie vit pas viti. Mësuesi duhet që kur të hyjë në klasë të jetë edhe mësues, edhe prind edhe psikolog në të njëjtën kohë, në mënyrë që të jetë më pranë nxënësit.

Mësimdhënia bashkëkohore qëndron te lidhja e teorisë me praktikën. Në shumicën e lëndëve që kanë të përfshira punë praktike apo edhe ekperimente, të pakta janë rastet kur nxënësi i kryen në laboratorin përkatës, në të kundërt nxënësi duhet ta imagjinojnë rezultatin.

/Albanian Education

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Pensionohet Josip Kolnrekaj, punëtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Është pensionuar punëtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" Josip Kolnrekaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës: Sot...