E martë, 25 Shkurt, 2025

Nga Xhafer Avdyli: Mendimi kritik

- Advertisement1-

Mendimi kritik përfshin një mori aftësish komplekse që lidhen në një nivel më të lartë të të menduarit, është një mendim i pavarur që sjell ide të reja inovative dhe zgjidhjen e problemeve.

Kjo nënkupton reflektimin në mënyrë kritike për përvojat e proceset e nxënies, dhe marrjen e vendimeve efektive duke shmangur pengesat e zakonshme, si për shembull shqyrtimin e njëanshëm të çështjes, vënien në dyshim të dëshmive që nuk përputhen me idetë tuaja, arsyetimin me pasion e jo logjikë dhe mosmbështetjen e deklaratave me dëshmi.

- Advertisement -

Në formën e tij më të mirë, ai bazohet në vlera intelektuale universale që shkojnë përtej ndarjeve sipas lëndëve: qartësi, saktësi, precizion, konsistencë, relevancë, dëshmi të arsyeshme, arsye të forta, thellësi, gjerësi dhe paanësi.

Zgjidhja e problemeve është proces mendor që përfshin aftësinë për të analizuar dhe gjetur zgjidhjen më të mirë për problemin. Ajo përshkruan procesin kur një qëllim pengohet për ndonjë arsye, si mungesa e burimeve, mungesa e informacioneve e kështu me radhë, e që paraqet problem. Çfarëdo që ndërmerret për arritjen e qëllimit të caktuar përbën zgjidhjen e problemit.

Ka probleme të zakonshme dhe të pazakonshme. Problemet e zakonshme mund të zgjidhen duke përdorur metoda që nxënësit i njohin dhe duke i përsëritur hap pas hapi metodat e mësuara më parë. Problemet e pazakonshme janë probleme për ‘të cilat nuk ka qasje ose mënyrë të përdorur më parë, të aplikuar me sukses ose të sugjeruar nga detyra, udhëzimet e detyrës ose ndonjë shembull të zgjidhur. Secilit i duhen aftësitë e zgjidhjes së problemeve në jetën e përditshme. Ato janë një grup aftësish të cilat, përveç atyre konjtive, përfshijnë aftësitë sociale dhe të tjera, duke na ndihmuar të gjejmë shkaqet e problemit dhe zgjidhjet efikase ,për të zgjidhur problemet ne përdorim mendimin kritik

Autori është trajner i mësimdhënies me nxënësin në qendër MNQ

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...