Arsimtari Abaz, u bë “Rozafati” për të qëndruar kështjella, duke e flijuar sistemi, pa dashur ndjerë për ëndrrat, mundin, familjen, kontributin dhe jetën që ka para.
Dinjiteti është mbi vetë jetën dhe të qenurit.
Sot, ky mësimdhënës do “të flijohet” në kurthin që e ka shtruar symbyllurazi sistemi ndër vite.
Në shkolla, duke përqafuar sisteme të huaja, pa filtra, ne kemi dështuar ta ruajmë bërthamën e vazhdimësisë sonë-fëmijët tanë.
🤢Këta fëmijë janë të mbushur toksina që ka prodhuar mendësia jonë ndër vite, në familje, në medie, në çdogjë e gjithkund që kanë qasje.
🤢Këtyre fëmijëve që ne si të rritur u kemi ofruar e servuar, blerë, mundësuar jetë pa kontrollë dhe duke e formësuar sipas modeleve të këngëve që promovojnë dhunën, lëndët narkotike, zhveshjen, arrogancën, e çka jo tjetër.
Ne të rriturit, pa vizion, bashkë me vetën tonë po fundosim fëmijët!
🚨Ky rast është alarm, që nuk duhet t’i lërë fjetur Drejtori, Drejtorat, Ministri, Inspektoriat e çdo pore të shoqërisë.
Për ta rindërtuar edhe njëherë themelin ku po na vetërrënohet.
‼️Ngre alarm dhe hap sytë te prindërit që bëhen se s’po e shoh çka bën fëmija im.
‼️ Për ata që delegojnë edukimin vetëm te shkolla.
‼️Te prindërit që ende ndjehen vetë “bukurosha” dhe vazhdojnë tinejxherllëkun
🧑🧒 Sa vështirë është për prindërit që punojnë ndershëm, përpiqen të rrisin fëmijë të mirë, dhe prapë i shohin ata të rrezikuar nga një kulturë që normalizon mungesën e respektit dhe dhunën.
– Sot ky nxënësi nuk ka goditur vetëm mësimdhënësin, ka grushtuar prindin, familjen, shkollën, sistemin dhe vetë të ardhmen tonë!
🧑🏫 Kjo është një thirrje edhe për mësimdhënëst, krejt ne jemi bashkëformues të shoqërisë, dhe nuk mund të na gjejë duarkyç, sikur një brumë që s’zihet dot e s’bëhet bukë”.
– Mësimdhënësit sot i mungon një “Promete”, që e mvesh me mbrojtje, mekanizma dhe pozitë meritore. E detyron sistemi të vetëmbrohet “me duar”!
🎥 Dhe ndërkohë, shumë media nxitojnë për sensacionin, për “copën e mishit” të radhës, pa hetuar, pa respektuar viktimën, pa kërkuar të vërtetën.
Etika gazetareske nuk është garë shikueshmërie, është përgjegjësi publike.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara