Nga Vlora Kozhani: Nga unë bijë e një mësuesi, vetë mësimdhënëse dhe grua e një mësimdhënësi

- Advertisement -

MËSUES

- paragrafi 1 -

Ti erdhe sot përsëri në shkollë
le mbi tavolinën e bukës bashkë me kafshatat raportet mjekësore dhe analizat e fundit
Vure kollaren, rregullove flokët, mveshe buzëqeshjen se do të takoje ata-të dashurit e tu-nxënësit.

- Advertisement -

S’të pengon as kolla e egër, e thatë që ashpër ta ndërprenë zërin që nga vitet e 90-ta!
Ishe simbol i rezistencës, pedantërisë, sakrificës, shqyerjes së prapambeturisë.

Mësues;

Mbrëmë lexove ca lajme te pakëndëshme për mësimdhënien, të mbetën halë në fyt, gjaku yt bilur u mpak
“Po ç’thone keta mëkatarë”?!!

- Advertisement -

Mësues ty edhe të shanë edhe të përqeshën “ata” që detyrat e shtëpisë nuk i kryenin asnjëherë, sepse nuk dinin ç’është përgjegjësia dhe detyra që duhet kryer, njëjtë si sot në pozitat që kanë.

Mësues ti mbetesh e vetmja kryengritje që heshte për të mos rrënuar ata që perveç teje askush s’i ruan.

Mësues, barra e kredisë t’i rëndon supet, e shtëpia i ka renet e veta, por kur je në klasë ty te mbush jeta!

Mësues, mbiqenia e shoqërisë sonë, ty hakun askush nuk ta dha… e ti vazhdove në këtë kataklizmë shoqërore si punëkryesi i vetëm që hesht e punon!

Dinjiteti yt është feniks që ringjallet, andrrallat s’të sforcojnë dot, sot ngreh dolli për ty se je dhe mbetesh i pashembur sot e për mot!

*Mësuesit nderohen si shenjtorët
Mirëqenia e tyre është arritje e një vendi, por të përkeqësosh edhe më thellë gjendjen e tyre, është antikombëtare.

Nga Vlora Kozhani