E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nga Viktor Buzhala: Mjerimi ynë fillon në bankat e shkollës

- Advertisement1-

Shkruan: Viktor Buzhala

Para një viti e pata shkruar një tekst me rastin e 7 Marsit qysh mësuesit kosovarë nuk duhet me i uru, por me i shti në burg. Reagimet ishin tepër të ashpra ndaj meje.

- Advertisement -

Ndërkohë, në vitin 2022, pra në shekullin 21, në Festën e Abetares në Pejë, qindra fëmijë po kënaqeshin e po festonin në sallën e sporteve. Në tribuna, të ndarë me rrjetë, qëdronin të vecuar 10 nxënës të komunitetit RAE. Pra, i kishte vecuar mësuesja, duke konsideruar që ata nuk janë si ne.

Për më tepër, aty gjendeshin një dyzinë mësuesisht tjerë dhe asnjëri s’u kujtua të ndërhynte dhe t’i tregonte mësueses që kjo nuk ka logjikë, është e gabuar, është racizëm dhe fashizëm i skajshëm.

Ata, duke përfshirë drejtorin, nuk ndëryjnë pasi janë të njëjtë. Nuk i njohin normat elementare të edukimit. Kanë nevojë vet për riedukim urgjent. E riedukimi më së lehti bëhet në burg. Burgjet edhe ashtu quhen intitucione të riedukimit.

Nëse qëndrojnë të tillë, atëherë ata kanë me vazhdu me i eduku keq fëmijët. Për më tepër, edhe nëse ndonjë prind është i emancipuar dhe i ngritur intelektualisht, i edukon vet si duhet fëmijët e vet, ata i c’edukojnë. Ua heqin nga koka ato që ua mësojnë edhe prindërit. Kjo, pasi kanë norma tjera në kokën e tyre.

Mjerimi ynë nuk fillon pse na ka faj Evropa, ky popull a ai popull. Mjerimi ynë fillon në bankat e shkollës. Ajo pamja e trishtë në Pejë është tregues i qartë pse ne jemi llumi i botës. Pse jemi të fundit në Pisa. Pse jemi vet pisa, të padijshëm dhe të pacivilizuar.

Prandaj, sa më shpejtë ti riedukojmë mësuesit tanë, aq më shpejtë kemi me fillu me u kthjellë e me dalë prej mjerimit. Dhashtë Zoti që ka me ndodhë para se të braktiset pjesa më e madhe e Kosovës!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...