Nga Vendos Krasniqi: Arsimi gjatë viteve ‘1990-99 (Dramë dhe ngjarje Historike)

- Advertisement -

Historia e mësimdhënësve tanë është mjaft e vuajtur, në kohën kur okupatori na mbylli shkollat. Shtëpitë u kthyen në Universitete në Shkolla të Mesme në Gjimnaze dhe Shkolla Fillore.

Gjendja e mjerueshme e një populli të pushtuar, por asnjëherë i dorëzuar. Gjatë pushtimeve serbe, nga viti 1912 deri në vitin 1914, Kosova ndodhej në një gjendje jo të mirë padrejtësisht të huajt na ndan. Nga vitet 1918, ripushtohet nga serbët dhe kjo vazhdoi deri në vitin 1939. Gjatë luftës së dyt botërore u hapen disa shkolla në gjuhën Shqipe, Nga viti 1945 e deri në vitin 1999, ne si popull trashëgimtar të Ilirëve, populli më i vjetër në Ballkan, mbijetuam në vështirësi të mëdha.

- Advertisement -

Gjatë viteve të ’90, gjendja në Kosovë ishte shumë e rëndë. Për këtë ngjarje shkrova një dramë.

**Arsimi në vitet ‘1990**

Ngjarje e vërtetë, kur shkollat u mbyllën. Populli hapi shtëpitë, dhe familjet shqiptare kontribuan shumë duke ndarë shtëpinë me nxënësit. Pra, nëse ishin dy dhoma, njëra ishte dhomë gjumi dhe kuzhina, ndërsa tjetra ishte mësim për të vegjlit dhe për gjimnazistët.

- Advertisement -

**Drama: Arsimi gjatë viteve ‘1990-99**

**Mësuesja:**

(Bie zilja, nxënësit ftohen për mësim. Mësuesja niset për tek nxënësit.)

Nxënësit: Mirdita!
Mësuesja: Mirdita! Si jeni?
Nxënësit: Mirë, mësuese.

Mësuesja: Më falni për vonesën, gjatë rrugës kishte milicë serbë dhe më ndaluan në postbllok.

Mësuesja: Të dashur nxënës, kush mungon sot?
Lediana: Mësuese, mungon Agimi. Arsyeja është se babai i tij është arrestuar nga milicia.
Vlera: Po ashtu mungon edhe Iliri, sepse vëllai i tij është vrarë në demonstratë. Ai kërkonte liri dhe hapjen e shkollave tona.

Mësuesja: Më vjen shumë keq! Me të vërtetë ndihem e mërzitur për atë që ka ndodhur me familjarët tuaj. Ju shprehu ngushëllime dhe ndaj dhimbjen bashkë me ju.
Por, njëkohësisht ju falënderoj ju, nxënës të dashur, që po i ndiqni mësimet në këto kushte të vështira. Okupatori ka mbyllur shkollat tona, ka burgosur rininë, ka vrarë baballarët tanë dhe ka larguar nga puna shumë shqiptarë.
Por ne nuk do të dorëzohemi! Do t’i mbrojmë të drejtat tona gjithmonë me të gjitha mënyrat. Do të luftojmë derisa të vijë liria!

Mësuesja: Nxënës, sot në lëndën e historisë do të mësojmë për heroin tonë, Gjergj Kastriotin, i cili bashkoi shqiptarët dhe solli liri.

Nxënësi Agroni: Mësuese, a do të ketë Kosova heronj si Skënderbeu që do të na sjellin lirinë?
Mësuesja: Po, nxënësi im, Kosova do të ketë shumë heronj dhe ata do të na sjellin prapë lirinë!

(Mësuesja mban një fjalim patriotik, duke shpjeguar historinë tonë të lavdishme. Në orën e dytë Mësuesja ligjëron Gjuhën Shqipe, duke filluar me vargjet e Naim Frashërit.

Gjuha jonë
Gjuha jonë sa e mirë,
sa e ëmbël, sa e gjerë, sa e leht, sa e d lirë,
sa e bukur, sa e vlerë.
Në ato kushte shtëpiake me një teknikë të thjesht. Mësuesja mësonte fëmijët, ashtu me një veshje jo të mirë, por të pastërt me një pal papuçe, nga njëher me këmbë të zbathur, gjatë kësaj kohe, pagë për Mësimdhënësit nuk kishte. Ndërsa nxënësit qëndronin të ulur, disa në tokë e n’shkam, ashtu kishte dhe drrasa dhe ndonjë bllok. Papritur, punëtori teknik hyn në klasë i shqetësuar.)

Punëtori teknik: Mësuese, afër nesh janë milicët serbë!
Por mos u frikësoni, do t’ju mbrojmë.

Mësuesja: Faleminderit! Nxënës të dashur, mos u frikësoni! Nuk do t’ju ndodhë asgjë, ju jeni më të shtrenjtit e mi!

(Në atë moment, milicia serbe hyn në shtëpinë shqiptare ku mbahet mësimi. Një klasën e improvizuar në një shtëpi private.)

Milici serb: Çfarë po bëhet këtu? Pse janë fëmijët këtu?
Mësuesja: Shkollat tona na i kanë mbyllur padrejtësisht. Ne po mësojmë në shtëpitë tona që fëmijët të mos mbeten pa dituri. Nxënësit janë të vegjël, ju lutem largohuni, po na humbni mësimin!

Milici serb: Ne duhet t’ju arrestojmë!

Mësuesja: Mua mund të më arrestoni, por mësimin nuk mund ta ndalni! Këta fëmijë një ditë do të bëhen të zotë dhe do t’i kërkojnë të drejtat e tyre me laps dhe me armë në dorë!

Nxënësit: Jo! Mësuesen nuk do ta merrni!
(Nxënësit vrapojnë drejt mësueses për ta mbrojtur. Milicia mbetet e shtangur.)

©Albanian Education – Të gjitha të drejtat e rezervuara