E diel, 23 Shkurt, 2025

Nga Valmira Morina: Përveç luleve dhe librit, të ndalohet çfarëdo lloj dhurate tjetër për mësimdhënësit

- Advertisement1-

I/E nderuar drejtor/e i/e Drejtorisë së Arsimit në komunë,

Uroj të jeni mire!

- Advertisement -

Duke parë trendin e mënyrës se si trajtohet festa e 7 Marsit në mesin e prindërve e nxënësve tanë vite me radhë, kemi hasur në një dukuri jo shumë të pëlqyer.

Shumë vite më parë, edhe në kohën kur ne ishim nxënës, por edhe më herët, na kujtohet që të gjitha oborret e shkollave për 7 Mars ishin të mbushur me nxënës e prindër me nga një lule në dorë e disa prej tyre edhe me buqeta lulesh. Të gjithë prisnin me gëzim t’i uronin festën e 7 Marsit mësimdhënësve.

Këto vitet e fundit, sipas hulumtimeve, kemi parë që tradita ka ndryshuar tepër shumë dhe në mënyrë jo të mirë.

Tashmë nxënësit e prindërit në duart e tyre në vend të luleve kanë dhuratat nga më të ndryshmet e më të shtrenjtat. Bizhuteri, parfume, dhurata firmato e deri te dukati.

Pranimi i këtyre dhuratave nga mësimdhënësit ka bërë që të thellohet ndjenja e pabarazisë te nxënësit. Ata, disa ditë para festës, po bëjnë trysni te prindërit që të dërgojnë dhurata të shtrenjta në shkollë sepse nuk dëshirojnë të ndahen nga grupi.

Po hasim shumë raste në terren që nxënësit e prindërit nuk po e konsiderojnë të përshtatshme më dërgimin e një luleje, por as edhe të librit. Duhet patjetër të jetë diçka e shtrenjtë, vathë e qafore dukati.

- Advertisement -rrrrrrr

Në grupet e prindërve në Viber po diskutohet mbledhja e të hollave që t’i dërgohet mësimdhënësve më e shtrenjta dhuratë. Prindërit që nuk po kanë mundësi financiare por edhe që nuk ju duket e drejtë kjo menyrë po kanë telashe me fëmijët e tyre.

Ju kërkoj që Drejtoria e Arsimit, ose Kryetari i Komunës të dal me një vendim ku ndalohet çfarëdo lloj dhurate tjetër pos lules e librit t’ju dërgohet mësimdhënësve për 7 Mars.
Kësaj mënyre tepër të dëmshme për mirëqënien dhe gjendjen sociale e ekonomike të nxënësve dhe prindërve duhet t’i vijë fundi.

Uroj në mirekuptimin tuaj,

Valmira Morina, aktiviste në përmirësimin e sistemit të edukimit në Kosovë;

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...