Shkrim për Albanian Education nga Valdete Ramaj, pedagoge
Pedagogia e shkollës kontrollon rrjedhjen e orës mësimore, qasjen metodologjike, përcjell vlerësimin e nxënësve, kohën dhe mënyrën se si ata vlerësohen, si dhe përgadit raport për orët e hospituara duke dhënë rekomandime, këshilla dhe sugjerime për arritjen e rezultateve të dëshiruara qoftë për njësi mësimore apo lëndë të caktuara mësimore.
Shërbimi profesional, gjegjësisht pedagogia e shkollës ka para vetës një mori detyrash që e karakterizojnë punën e sajë në shkollë.
Në fakt, këto detyra janë të lidhura plotësisht me shkollën si institucion eduakativo-arsimor, me gjithë faktorët që ndërveprojnë në realizimin dhe zhvillimin e procesit edukativ dhe arsimor.
Realizimi i këtyre detyrave nga ana e pedagogoges së shkollës duhet të bëhet në përputhshmëri të plotë me ligjet e përcaktuara nga MASHT-i dhe dokumentetet tjera pedagogjike relevante.
Puna edukativo- arsimore padyshim që kërkon planifikim në rend të parë dhe organizim të mirë.
Pedagogia e shkollës ndërvepron me mësimdhënësit në realizimin e programimit dhe zhvillimit të sukesesshëm të punës edukative dhe arsimore.
Zhvillimi i suksesshëm i punës edukativo-arsimore shpeshherë mund të arrihet vetëm tek disa mësimdhënës e jo tek tërë stafi, andaj shkolla duhet të ketë një plan zhvillimor, hartimi dhe mbështetja e të cilit bëhet nga ana e pedagogut. Krijimi i një plani zhvillimor mund të themi që paraqet një listë me hapa, në baza të të cilave do realizohet procesi mësimor në shkollë.
Puna edukativo-arsimore në anën tjetër përfshin planprogramet e realizuara nga mësimdhënësit, që duhet të jenë në përputhshmëri me kërkesat specifike si: të krijohen planprograme që ndikojnë në përgaditje shkencore me dituri të reja dhe përgaditja e brezit për jetë. Krijuesit e planprogrameve, pra mësimdhënësit, duhet të kenë përgaditje edhe ne aspektin pedagogjik, psikologjik dhe didaktik.
Andaj, pedagogu i shkollës ka për detyrë të kordinojë aktivitetet mësimore të realizuara nga mësimdhënësi, të ndihmojë në krijimin e planprogrameve duke vlerësuar nevojat për ndryshim apo plotësim, mangësitë e ndryshme, përmbajtjet mësimore dhe të kontrollojë se a janë të bazuara në interesat dhe nevojat e zhvillimit të personalitetit të nxënësit.
Të gjitha këto dhe shumë cilësi të tjera pedagogia e shkollës i vëren gjatë monitorimit dhe vlerësimit që e bënë gjatë vizitave nëpër orë mësimore.
Monitorimin dhe vlerësimin e bënë pedagogen e shkollës përgjegjës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, andaj gjithmonë duhet tentuar në zhvillimin e një komunikimi efektiv me mësimdhënësit, në një vlerësim të drejtë, në ofrimin e ndihmës së vazhdueshme në mënyrë që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit.
Në anën tjetër, shkolla si institucion, mësimdhënësi dhe punëtorët e shërbimit profesional si faktor edukativ, çdo herë duhet të jenë ‘’të përditësuar’’ me të rejat më të fundit në çdo fushë zhvillimi, në mënyrë që të realizojnë punë edukative dhe arsimore sa më cilësore konform nevojave të vet nxënësit dhe ndryshimeve shoqërore, ekonomike, sociale etj.
Pedagogu në këtë rast ka detyrë që të hulumtojë rreth nevojave mësimore, të sjellë praktika dhe projekte të reja duke bërë hartimin e tyre gjithmonë në përputhshmëri me këto nevoja.
Bashkëpunimi efikas mes drejtorit të shkollës dhe pedagogut do realizonte dhe plotësonte më së miri këto nevoja mësimore, praktika e projekte duke tentuar gjithmonë që të jenë në pajtueshmëri me planin zhvillimor të shkolles.