E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Valdete Lekaj: Prindër veproni sot, nesër do të jetë shumë vonë

- Advertisement1-

Prindërimi sot, në kohët moderne është një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe më të vështira

Askush s’mund ta ngrejë “ SHKOLLËN E PRINDËRIMIT” dhe të japi receta të prera sepse çdo familje është unike .

- Advertisement -

Por, nga ana tjetër, ka ca parime Universale, të cilat po të njihen mirë nga të dy prindërit dhe të zbatohen prej tyre, familja do të funksionojë me ulje-ngritjet e veta, por përsëri do të dali me sukses në bregun tjetër të lumit, në realizim të një edukimi të shëndetshëm

Rol shumë të rëndësishëm që ia lehtëson ose vështirëson edukimin e fëmijës, çdo prindi, luan edhe sistemi social-ekonomik dhe politiko- kulturor, ku i bie fati të bëhet prind ,
Në ktë proces, sa gëzimplotë aq edhe me sfida e të papritura do të luaj rolin e vet edhe ajo që quhet “ Fat, ose Rrisk” dhe shumë nga ju të nderuar miq e keni parë rolin e “Fatit”, diku në lagje, në të afërm, opo në figura të njohura, model për shoqërinë, por fati i ka “ tallur” , ose “ i ka qëlluar me gurë”. thotë populli, kur ka ardhur radha te edukimi i fëmijës .

Këtu në USA, ka një shprehje që thotë :
“ You do the best, God do the rest “
Ti bën më të mirën, pjesën tjetër leja Zotit në dorë, tamam çfarë fati të keshë .

Po cila është ajo pjesë sa e rëndësishme,..
po aq edhe emergjente që çdo Prind duhet ta ndryshojë përpara se të jetë shumë vonë ,..

Së pari
Është VETËDISIPLINIMI në mardhënie me telefonin dhe kohën e përdorimit të tij !

Të dhënat e studimeve të fundit në USA , tregojnë se koha mesatare e shpenzuar me telefonin është 5.4 deri në 7 orë, zere se ti je duke punuar vullnetar

- Advertisement -rrrrrrr

Që do të thotë, kohë që ia ke marrë familjes
Kohë që ia ke grabitur fëmijës tënd duke mos luajtur me fëmijën e vogël mjaftueshëm, duke mos organizuar aktivitete dhe lojra, duke mos bashkëbiseduar me paraadoleshentin, duke mos i dëgjuar sinjalet e Adoleshentit por, duke i injoruar ato .

A e keni pyetur vehten çfarë shkakton tek fëmija veprimi i juaj i injorimit të nevojës së fëmijës për vëmendje , përkëdheli, dashuri, argëtim ?

Shkakton ankth, trishtim, irritim, mungesë dëshire për të komunikuar,mungesë besimi se është i dëshiruar prej prindërve të vet dhe shoqërisë ku jeton !

Dhe kështu, bëhet një i rritur agresiv që nuk do të dojë as ty, dhe as shoqërinë ku rritet, por do të revoltohet që i grabitën gjënë më të shtrenjtë FËMIJËRINË.

Së dyti,
Dhe po kaq e dhimbshme sa e para, është paisja e voglushit 2, 3 apo 5 vjeç me një iPad, ose telefon me pretekstin se është koha e teknologjisë, le të mësohet nëpërmjet lojrave
Mjaft që ty, të të lërë të qetë në telefonin tënd
ZGJOHU PRIND SOT,..
NESËR, DO TË JETË SHUMË VONË !

A e dini pse?
Sepse nëpërmjet përdorimit të hershëm dhe të zgjatur të I Pad ose telefonit, edhe fëmija që nuk ka lindur me autizëm, kthehet në autizëm vizual, tregojnë studimet e fundit !

A ka zgjidhje do të më pyesnit ???
Patjetër që ka, mjaft që çdo prind të vetëndërgjegjësohet se cila është kënaqësia dhe përgjegjësia themelore e tij në jetë,..
KOHA PRODUKTIVE ME FËMIJËN,.. apo
KOHA E HALLAKATJES NE CELULARIN

Askush nuk të thotë që flake telefoni,..
Jo se është mjet i rëndësishëm pune dhe komunikimi,.. Thjesht planifiko duke vendosur prioritete ! MARRU ME FËMIJËN, se nuk ta ka borxh, ta kthesh në një qenije humane të paaftë dhe josocial ,

Së treti
Në të gjitha kulturat njihet që rolin bazë në edukim e luan nëna. Po çfarë po ndodh sot ?
Sot, asaj i duhet, ose e zgjedh vetë të shkojl të punojë 8 orë jashtë,.. plus,..

A e dini se Gruaja Shqiptare zë vendin e parë në Europë edhe më gjerë, për kohën që shpenzon duke bërë punë shtëpie afërsisht 6 orë në ditë me të gatuar, me të larë, psonisur, sistemuar

Ndërsa, burri shqiptar shpenzon vetëm 50” me punë shtëpije !
Tani ju zonjat NËNA, e shikoni mbingarkesën që i keni dhënë vehtes
E shikoni që koha për t’ju kushtuar fëmijës është pak ose aspak ???

A ka zgjidhje do më pyesnit ?
Patjetër që ka, Nëba, punoni me orar të pjesshëm, deri sa fëmijët të shkojnë në gjimnaz

Zgjidh të punosh 20 orë në javë pjesën tjetër kaloje me fëmijët e tu . Shkurto shpenzimet e panevojshme Fëmija ka nevojë për shumë vëmendje, dashuri, përqafime dhe jo oër shumë lodra Khejeni shtëpinë tuaj ashti siç e thekson Presidenti i FPU, Referend Moon
“ FAMILJA SI SHKOLLA E PARË E DASHURISË “

Me respekt për secilin prej jush si PSIKOPEDAGOGJISTE, MENTORE NË EDUKIM Dhe ZHVILLIM TË PERSONALITETIT
NËNË DHE GJYSHE PËR TË 5-ën herë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...