Kur dëgjojmë fjalën ‘vlerësim’, mendja na shkon tek provimet, testet, notat, stresi, suksesi apo dështimi. Në këtë rast, mund të konstatojmë se fjala është për një produkt që ndahet nga procesi i mësimdhënies dhe i të nxënit, për Vlerësimin e të Nxënit (Vlerësimi Sumativ), që ndodh pas të nxënit dhe na tregon se çfarë është arritur.
Nga ana tjetër, vlerësimi gjatë procesit të të nxënit, (Vlerësimi Formativ) ka për qëllim që t’i informojë me kohë dhe me saktësi mësimdhënësit dhe vetë nxënësit për punën e bërë drejtë arritjes së Qëllimeve të të nxënit. Në këtë rast mësimdhënësit e përshtatin mësimdhënien me nevojat e nxënësve, dhe nxënësit i përshtatin strategjitë e tyre të të nxënit për qëllime të caktuara.Derisa nxënësit janë duke marrë njohuri të reja apo duke i zbatuar shkathtësitë e tyre, mësimdhënësit të cilët e shohin vlerësimin si pjesë të pandashme të mësimit, i angazhojnë nxënësit e tyre si bashkëpunëtorë në procesin e të nxënit.
Vlerësimi është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së rezultateve të të nxënit, duke u bazuar në nivelet e arritjes.
Qëllimi kryesor i vlerësimit është:
Përmirësimi i përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga nxënësi dhe i vetë procesit të të nxënit.
Vlerësimi përdoret:
• Për të gjykuar mbi përpjekjet e nxënësve për të nxënë;
• Për të motivuar dhe për të nxitur nxënësit për të nxënë;
• Për të gjykuar, reflektuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënie -nxënies;
• Për të matur arritjet e nxënësve;
• Për të raportuar arritjet;
• Për t’u dhënë sugjerime nxënësve për përparimin e tyre;
• Për t’u dhënë sugjerime prindërve mbi përparimin e fëmijëve të tyre.
Dy arsyet kryesore të vlerësimit janë:
1. Ndihmon të nxënit
2. Raporton nëse ka ndodhur të nxënit, dhe me çfarë efekti është realizuar të nxënit
Të gjitha vlerësimet, qoftë ato përmbledhëse apo formative, i përmbajnë këta tre hapa:
1. Mbledhjen e të dhënave (informatave) –
2. Gjykimin në lidhje me të dhënat –
3. Shfrytëzimin e informatave për qëllime të caktuara
Vlerësimi për nxënie ka për qëllim:
• Të sigurojë një informatë kthyese me qëllim të përmirësimit të të nxënit;
• T’i motivojë nxënësit për nxënie të mëtejshme;
• T’i identifikojë anët e forta dhe ato të dobëta të nxënësve (shkaqet);
• T’i orientojë nxënësit në profesionet e ardhshme;
• T’i orientojë nxënësit për zhvillim individual;
• Të klasifikojë, përzgjedhë dhe ndihmojë në proceset vendimarrëse;
• Të sigurojë informacione të nevojshme për marrjen e vendimeve për zhvillimin dhe reformimin e sistemit arsimor;
• Të sigurojë të dhëna për kërkime në shkencat e edukimit …
Roli i mësimdhënësve, nxënësve, drejtorëve dhe prindërve në Vlerësimin ndodhë në të gjithë procesin e të nxënit. Ai është ndërveprues, që bashkë me mësimdhënësit mundëson:
• Përafrimin e mësimdhënies me rezultatet e synuara.
•Identifikimin e nevojave të veçanta të nxënësve apo të grupeve të caktuara për të nxënë.
• Zgjedhjen dhe përshtatjen e metodave, materialeve dhe burimeve krijimin e strategjive të ndryshme të mësimdhënies dhe mundësive për t’i ndihmuar nxënësit të ecin përpara në të nxënit e tyre.
• Sigurimin e informatave kthyese dhe orientimin e nxënësve Mësimdhënësit e përdorin Vlerësimin për Nxënie për ta rritur motivimin e nxënësve dhe angazhimin e tyre për të nxënë
Roli i mësimdhënësve, nxënësve, drejtorëve dhe prindërve në Vlerësimin për Nxënie (VpN) ndodhë në të gjithë procesin e të nxënit. Ai është ndërveprues, që bashkë me mësimdhënësit mundëson;
Vlerësimi për nxënie u mundëson mësimdhënësve të marrin informacione të qarta se si ndodhë të nxënit tek secili nxënës në mënyrë individuale.
Mësimdhënësit duhet ta planifikojnë Vlerësimin si pjesë përbërëse të mësimdhënies dhe të nxënit.
Kur mësimdhënësit angazhohen në të nxënit e fokusuar në vlerësim, ata ndryshojnë kulturën në klasë, përqëndrohen në suksesin e nxënësit. Ata e bëjnë të dukshëm atë që nxënësi beson se është e vërtetë, dhe i shfrytëzojnë të dhënat për t’i ndihmuar nxënësit që të ecin përpara në mënyrë efikase dhe të suksesshme.
Mësimdhënësi vendos si t’i ndihmojë nxënësit dhe merr hapat e ardhshëm.
Mësimdhënësi mbledhë fakte për punën dhe të menduarit e nxënësve që lidhen me qëllimet.
Mësimdhënësi përcakton hapat e përshtatshëm për punën e nxënësve.
Mësimdhënësi analizon faktet për punën e nxënësve dhe gjykon për të arriturat.
Roli i nxënësit
Nxënësit janë në qendër të Vlerësimit për nxënie, sepse ata e luajnë rolin kryesor në vlerësim. Çdo veprim që merr mësimdhënësi gjatë ‘ciklit’ të vlerësimit bëhet në ndërveprim me nxënësit. Mësimdhënësit vlerësojnë përparimin e nxënësve drejt përmbushjes së qëllimeve, kurse nxënësit duke i ditur ato qëllime, ofrojnë të dhëna në lidhje me të kuptuarit e tyre. Sa më shumë që nxënësit e vlerësojnë veten e tyre, aq më shumë do të jenë në gjendje të vendosin për hapat e tyre të ardhshëm për të nxënë.
Nga ana tjetër drejtori luanë rol vendimtar në kërkimin e mënyrave më të mira për strukturimin e mësimit, sigurimin dhe shpërndarjen e burimeve, motivimin e mësimdhënësve për ta ngritur cilësinë në punën e tyre të përditshme dhe bashkëpunimin me prindër dhe me palët tjera të interesit në të gjitha nivelet.
Roli i Drejtorit
Drejtori përdor masa të shumëllojshme përtë krijuar një sistem vlerësimi që lidh në mënyrë të vazhdueshme mësimdhënien dhe të nxënit;
• Mbështesin mësimdhënësit për ngritje profesionale dhe përfreskim të njohurive në mënyrë sistematike;
• Sigurojnë një proces monitorimi të vazhdueshëm për të siguruar përmbushjen e objektivave që dalin nga plani zhvillimor i shkollës;
• Inkurajojnë përfshirjen e prindërve në proceset e Vlerësimit përtë nxënit për t’iu ndihmuar fëmijëve të tyre për arritje më të larta;
• Bashkëpunojnë me të gjitha palët e interesit për ta ngritur cilësinë e të nxënit të nxënësve në shkollën e tyre.
Roli i prindërve
Prindërit gjithashtu kanë funksion mbikëqyrës ndaj fëmijës së tij, duke :
• Mbikëqyrur a i respekton rregullat mësimore fëmija i tyre
• Duhet mbikëqyrur procesin e bërjes së detyrave
• Duhet të vlerësoj detyrën edhe kur është e nevojshme të kërkoj të korrigjohet
• Duhet të konsultohet me mësuesit për vështirësitë eventuale gjatë përvetësimit të shkathtësive dhe të mbikëqyrë vazhdimisht përvetësimin e këtyre shkathtësive.
Siç e dimë të gjithë, prindi dhe mësimdhënësi janë pasqyrë dhe model për fëmijën, respektivisht nxënësin ,prandaj prindi duhet të ketë rol stimulues duke lexuar edhe vet në prani të fëmijës duke mundësuar pyetje e debate mes prindërve dhe fëmijëve në familje.
(Albanian Kids Education)