E hënë, 20 Janar, 2025

Nga Ukraina nuse shqiptare, vajza fiksim pilafin me fasule

- Advertisement1-

Fjordi Subashi dhe Oksanda Genkina jane çifti shqiptaro-ukrainas që u dashuruan që me takimin e tyre të parë.


Ata e nisën marrëdhënien e tyre si kolegë, miq e sot bashkëshortë e prindër të mirë. Gjatë intervistës në ‘Abc e Pasdite’s me moderatorin Ermal Peçi çifti tregoi se një transaksion për një klient të huaj ishte sebepi që ata ta shihnin njeri tjetrin më shumë se sa kolegë.

- Advertisement -

“Unë merresha me Tiranën, Oksana merreshe kryesisht me zonat bregdetare të Shqipërisë. Koincidoi një klient që ishte i huaj por që donte të merrtë një pronë me qera në Shqipëri. Transaksioni zgjati pak si shumë, dhe në këtë filluam të njiheshim”,rrëfeu Fjordi.

Ata treguan më tej se dashurinë e tyre e kanë celebruar me një darkë të thjeshtë. Ndërsa Ermali i pyet Oksanën nëse edhe ukrainasit kanë qejf ahengjet sikurse shqiptarët.

“Jo me 300-400 veta si kanë qef shqiptarët”, tha ajo duke qeshur.

Ç’dinte ajo për vendin tonë? Oksana tregon: ‘Për Shqipërinë thuhen në Ukrainë gjëra të frikshme’.

Bashkë me çiftin ishte edhe vajza 8 vjeçare, Kamila e cila tregoi se nga Tirana i pëlqejnë ushqimet tradicionale siç është pilafi me fasule. Por jo vetëm kaq, duket se Kamila është edhe një “kujdestare” shumë e mirë e vëllait të saj Nikolas. Këtë të fundit ajo e vendos në gjumë me këngën Qingji i Vogël ose Dhurata e Miriam Cani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....