Nga Teutë Bajraktari Cakaj: Unë, bija jote, Kosovë

- Advertisement5 -

Nga Teutë Bajraktari Cakaj

- paragrafi 1 -

UNË, BIJA E JOTE

- Advertisement - M1

Unë, bija jote, Kosovë
dëshirat e heshtura i bërtita me zë
Ëndrrat e fjetura i zgjova
Si furtunë ndër shekuj

Vuajtjet t’i arnova
me copëza të shpirtit tim

Çdo rrudhë në ballë lule mbolla
Çdo plagë gjaku me lot e lava
E çdo lot gruaje me zjarrë delli e thava

- Advertisement - m2

Sa e sa shpërthime vullkanesh
me gjoks i ndala
Më mirë se kushdo tjetër
Të njoh Kosovë

Unë, bija jote.