Nga Teutë Bajraktari Cakaj: NËNA DHE MARSI

- Advertisement5 -

NËNA DHE MARSI

- paragrafi 1 -

Emri nënë është mrekullia e kësaj bote
Emri nënë është kripa e kësaj toke

- Advertisement - M1

Emri nënë është puthja në ballë
Emri nënë është të ndihesh i gjallë

Emri nënë është bekim nga Zoti
Emri nënë është ku mungon loti

Emri nënë është në shpirt freski
Emri nënë është qetësi në stuhi

- Advertisement - m2

Emri nënë është shënjtor
Emri nënë është madhështor

Emri nënë është nektari vet
Emri nënë është jetë

Emri nënë është magjik
Ermri nënë është epik

Emri nënë është në çdo çast
Emri nënë është dhe çdo 8 Mars

Emri nënë është përjetsim
Emri nënë s’ka zëvendësim!