Material teorik dhe praktik, i përgatitur nga mësuesja Teuta Bilçari, mbi zhvillimin e kompetencave shoqërore dhe aftësive për jetën në shkollë. Ofron udhëzime, pyetje orientuese dhe shembuj konkretë, në përputhje me udhëzimet e MAS dhe orientimin evropian, për arsimin fillor dhe nëntëvjeçar.
Në sfidat e arsimit bashkëkohor, formimi i nxënësit nuk kufizohet vetëm tek njohuritë akademike, por përfshin gjithashtu zhvillimin e kompetencave shoqërore dhe aftësive për jetën.
Ky material, i integruar teorik dhe praktik dhe i përgatitur nga mësuesja Teuta Bilçari, ofron udhëzime të qarta për mësuesit mbi mënyrat e zhvillimit të këtyre aftësive në mjedisin shkollor, duke respektuar udhëzimet e MAS, ZVA dhe orientimet evropiane të arsimit.
Qëllimi kryesor është të nxitet një ndërveprim aktiv dhe i përgjegjshëm i nxënësve në shkollë dhe komunitet, duke i pajisur ata me mjetet për të marrë vendime të arsyetuara, për të bashkëpunuar në grup dhe për të reflektuar mbi rolin e tyre si qytetarë. Materiali kombinon qasje teorike dhe shembuj praktikë, duke përfshirë veprimtari konkrete me përfshirje të nxënësve dhe bashkëpunim të ngushtë me familjen, për të lidhur mësimin me situata reale të jetës së përditshme.
Pyetjet udhëzuese dhe aktivitetet e përshkruara synojnë të ndihmojnë mësuesit të shohin se si teoria pedagogjike mund të kthehet në praktikë efektive, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të kompetencave shoqërore, qytetare dhe aftësive për jetën tek nxënësit e arsimit fillor dhe nëntëvjeçar.
Matelialin e plotë e gjeni më poshtë:
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara